LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Jr i bashkohet listës elitare të lojtarëve që kanë arritur mbi 20 gola dhe mbi 20 asistime në një sezon gjatë këtij shekulli

Vinicius Jr i bashkohet listës elitare të lojtarëve që kanë arritur mbi 20 gola dhe mbi 20 asistime në një sezon gjatë këtij shekulli

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior i është bashkuar një liste elitare lojtarësh që kanë arritur mbi 20 gola dhe mbi 20 asistime brenda këtij shekulli, pasi këtë e vulosi me golat dhe asistimet e tij në javën e fundit kundër Levantes në La Liga.  

Ylli brazilian luajti gjithë ndeshjen në fitoren e madhe të Real Madridit ndaj Levantes me rezultat 6-0, duke shënuar një het-trik të shkëlqyer dhe duke regjistruar një asistim.


Heroizmat e tij për gjigantët spanjollë e panë atë të arrijë një pikë historike mbresëlënëse prej plus 20 golave ​​dhe 20 asistimeve.

Vinicius Jr, i cili ka 21 gola në të gjitha garat këtë sezon, iu bashkua një klubi ekskluziv që përfshin lojtarë elitar si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Thierry Henry, ndër të tjera.

Për më tepër, kjo ka ndodhur vetëm në 30 raste në pesë ligat më të mira të Evropës në shekullin e 21-të, sipas shifrave të faqes së specializuar të transferimeve dhe statistikave Transfermarkt.

Messi zotëron këtë listë me tetë herë nga 30 rastet, me Luis Suarez që e ka arritur këtë sukses në katër raste.

Ronaldo, Neymar dhe Frank Lampard janë lojtarët e tjerë që kanë arritur pikën historike në më shumë se një rast.

Në listë gjenden edhe emra tjerë të mëdhenj si Ronaldo, Ronaldinho, Henry dhe Karim Benzema.

Listën e plotë e lojtarëve që e kanë arritur:

Thierry Henry (Arsenal, 2002/03) – 32 gola dhe 28 asistime

Ronaldinho (Barcelona, ​​2005/06) – 26 gola dhe 24 asistime

Cristiano Ronaldo (Manc Utd, 2006/07) – 23 gola dhe 22 asistime

Frank Lampard (Chelsea, 2006/07) – 21 gola dhe 21 asistime

Frank Lampard (Chelsea, 2008/09) – 20 gola dhe 21 asistime

Lionel Messi (Barcelona, ​​2010/11) – 53 gola dhe 27 asistime

Nene (Paris Saint-Germain, 2010/11) – 20 gola dhe 23 asistime

Lionel Messi (Barcelona, ​​2011/12) – 72 gola dhe 31 asistime

Eden Hazard (Lille, 2011/12) – 22 gola dhe 22 asistime

Karim Benzema (Real Madrid, 2012/13) – 20 gola dhe 21 asistime

Marco Reus (Borussia Dortmund, 2013/14) – 23 gola dhe 22 asistime

Lionel Messi (Barcelona, ​​2014/15) – 58 gola dhe 30 asistime

Cristiano Ronaldo (Real Madrid, 2014/15) – 59 gola dhe 23 asistime

Luis Suarez (Barcelona, ​​2014/15) – 24 gola dhe 23 asistime

Luis Suarez (Barcelona, ​​2015/16) – 58 gola dhe 23 asistime

Lionel Messi (Barcelona, ​​2015/16) – 39 gola dhe 23 asistime

Neymar (Barcelona, ​​2015/16) – 31 gola dhe 25 asistime

Henrikh Mkhitaryan (Borussia Dortmund, 2015/16) – 23 gola dhe 32 asistime

Lionel Messi (Barcelona, ​​2016/17) – 54 gola dhe 20 asistime

Luis Suarez (Barcelona, ​​2016/17) – 36 gola dhe 20 asistime

Neymar (Barcelona, ​​2016/17) – 20 gola dhe 26 asistime

Lionel Messi (Barcelona, ​​2017/18) – 45 gola dhe 20 asistime

Luis Suarez (Barcelona 2017/18) – 31 gola dhe 20 asistime

Lionel Messi (Barcelona, ​​2018/19) – 51 gola dhe 22 asistime

Lionel Messi (Barcelona, ​​2019/20) – 31 gola dhe 27 asistime

Bruno Fernandes (Man Utd, 2019/20) – 27 gola dhe 22 asistime

Jadon Sancho (Borussia Dortmund, 2019/20) – 20 gola dhe 20 asistime

Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain, 2021/22) – 35 gola* dhe 24 asistime*

Christopher Nkunku (RB Leipzig, 2021/22) – 35 gola* dhe 24 asistime*

Vinicius Junior​ (Real Madrid, 2021/22) – 21 gola* dhe 20 asistime*

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori