LAJMI I FUNDIT:

Vinicius dhe dy yje të tjerë i bashkohen agjencisë së Jay Z

Vinicius dhe dy yje të tjerë i bashkohen agjencisë së Jay Z

Roc Nation Sports është kompania e reperit amerikan Jay Z, ndërsa ka blerë 51 për qind të agjencisë braziliane TFM, e cila përfaqëson futbollistë si Vinicius Jr, Endrick dhe Gabriel Martinelli, duke marrë kështu një aksion kontrollues.

TFM do të riemërohet në Roc Nation Sports Brazil dhe do të vazhdojë të funksionojë si më parë, nën kontrollin e partnerit të ri, i cili mund të marrë një aksion më të madh në vitet e ardhshme. Roc Nation Sports, me qendër në Shtetet e Bashkuara që ka edhe një filial në Londër, u fokusua në sporte të tjera si basketbolli me ligën NBA, futbolli amerikan NFL dhe bejsbolli MLB.


Interesi i tyre për futbollin filloi me marrëveshjet si ajo me, Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukaku dhe u zhvillua relativisht kohët e fundit. Me këtë marrëveshje, TFM synon të rrisë shtrirjen e lojtarëve që përfaqëson në një nivel më global.

Përse kaq shumë lojtarët po nënshkruajnë Roc Nation Sports
Lexo po ashtu Përse kaq shumë lojtarët po nënshkruajnë Roc Nation Sports

Si pjesë e betejës së vazhdueshme të Vinicius Jr kundër abuzimit racor që ai ka pësuar në Spanjë, braziliani tani do të marrë mbështetjen mjaft unike të një kompanie që strehon shumë sportistë dhe artistë me ngjyrë.

Shifrat e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura. Sipas Forbes, pasuria e Jay Z arrin në më shumë se 2.5 miliardë dollarë.

Megjithatë, këngëtari dhe biznesmeni nuk do të luajë një rol aktiv në aktivitetin e tij të ri në Brazil, me pjesëmarrjen e tij më shumë në një rol përfaqësues. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori