LAJMI I FUNDIT:

Viktima të shumta në aksidente, eksperti i komunikacionit thotë se institucionet nuk po ndërmarrin asnjë masë

Viktima të shumta në aksidente, eksperti i komunikacionit thotë se institucionet nuk po ndërmarrin asnjë masë

Aksidentet në komunikacionin rrugor vazhdojnë të shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve aksidentale në Kosovë. Vetëm gjatë dy javëve të fundit të muajit korrik, pesë persona kanë mbetur të vdekur nga lëndimet që kanë pësuar në këto aksidente.

Numri më madh i aksidenteve të komunikacionit regjistrohet në periudhën e verës, kur fluksi i veturave në qytete është më i madh se zakonisht.

Eksperti i komunikacionit Nol Dedaj, në një prononcim për Telegrafin, thotë se aksidentet po përsëriten për shkak se organet përkatëse nuk po e marrin asnjë masë për të parandaluar këto aksidente.

“Për parandalimin e aksidenteve duhet të merren masa preventive. Këto masa duhet të udhëheqen pas analizës së aksidenteve, të cilat duhet të kryhen në institucione përkatëse në mënyrë që të identifikohen faktorët të cilët kanë shkaktuar këto aksidente. Meqenëse tek ne në Kosovë, institucione të tilla nuk ekzistojnë për analizën e aksidenteve dhe elementeve të tyre për t’i vënë në pah faktorët dhe të merren masa preventive, atëherë sigurisht që për çdo vit përsëriten këto aksidente, sidomos në sezonin e verës, qershor, korrik dhe gusht”, ka thënë Dedaj për Telegrafin.

Dedaj vlerëson se duhet krijuar një agjencion i sigurisë i cili do të merret me ekzekutimin e masave preventive të cilat duhet të dalin nga organet përkatëse.

Ndërsa, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në gjysmën e parë të këtij viti kanë ndodhur 6 mijë e 520 aksidente trafiku, ku kanë mbetur të vdekur 44 persona, ndërsa janë lënduar 4 mijë e 681 persona.

Krahasuar me vitin e kaluar, numri i personave të vdekur në aksidente rrugore është më i ulët. Në vitin 2018 në periudhën kohore janar-qershor numri i personave të vdekur ishte 52, ndërsa në vitin 2019 numri i personave që kanë humbur jetën është 44.

Ditë më parë, ​Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”, vazhdimësi e aktiviteteve të MIT drejt sensibilizimit të pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori