LAJMI I FUNDIT:

Vidhnin barna në një depo, u intoksikuan nga pjesë trupash të njerëzve të hedhura para një viti

Vidhnin barna në një depo, u intoksikuan nga pjesë trupash të njerëzve të hedhura para një viti

Pjesët e rrezikshme të trupit të njeriut dhe barna pa recetë, u lanë të kalben në një depo të braktisur për gati një vit, derisa ato u gjetën nga dy hajna.

Mirëmbajtësit e depos në Longbenton të Anglisë, që e kishin humbur kontratën me spital, kishin bankrotuar dhe këto mbetje, nuk i asgjësuan si duhet, por i lanë në atë formë, transmeton Telegrafi.


Barry Watson dhe Jamie Pollard e zbuluan këtë skandal, kur hynë në depo dhe për dy ditë me radhë, vodhën barnat që ndodheshin aty.

Ata u intoksikuan dhe duhej të dekontaminohen, për shkak të biohazardit ndaj të cilit ishin ekspozuar, pjesë që janë amputuar nga njerëzit, si dhe mjete që janë përdorur për kapje gjymtyrësh, apo shiringa.

Gjatë ditës së parë, ata kishin arritur të largohen me një sasi të konsiderueshme barnash, mirëpo ditën e dytë ata janë lajmëruar nga një roje e zonës, derisa po përpiqeshin të largoheshin poshtë një rrethoje metalike.

Kur policia arriti dhe nisi të bënte hetime, gjeti mbetjet e rrezikshme që ndodheshin në depo, ndërsa arrestoi edhe hajnat që u gjetën në afërsi.

Për shkak se ishin të intoksikuar, ata është detyruar të dekontaminohen, para se të dërgohen në mbajtje.

Derisa është urdhëruar largimi i mbetjeve, po bëhen hetime për dëmet që mund të ketë shkaktuar kjo sasi e rrezikshme që qëndroi aty për një vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Azia
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Një rreze X zbuloi një

Një rreze X zbuloi një "masë të pazakontë" në trurin e një vajze: Mjekët nuk mund ta besonin atë që po shihnin, operohet urgjentisht tetëvjeçarja

Azia
Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Azia
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori