LAJMI I FUNDIT:

Vetëtimat e rrezikshme

Vetëtimat e rrezikshme

Vetëtimat që goditën disa vende të Evropës, kanë lënë të vdekur një person në Poloni, derisa i njëjti po zbriste nga një mal, ndërsa kanë shkaktuar lëndime serioze teksa stuhitë verore kanë goditur Kontinentin.

Në Paris, vetëtima goditi një ndejë në Parc Monceau duke lënë të lënduar 11 persona, tetë prej të cilëve fëmijë. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.


Vetëtima ka goditur edhe një gjyqtar në mesin e tre personave tjerë gjatë një ndeshjeje në Hoppstaedten, në jugperëndim të Gjermanisë,. i cili pësoi lëndime serioze, raporton policia e Kaiserslauternit. Ai u godit direkt nga vetëtima, pësoi arrest kardiak dhe u dërgua në spital me helikopter.

Një person tjetër gjithashtu u dërgua me helikopter në spital dhe i treti me ambulancë. Të tre të lënduarit ishin në të 40-at, ka shtuar policia, transmeton Koha.net.

Raportet fillestare bëjnë me dije se 35 persona janë lënduar gjatë ndeshjes , megjithatë shumë të tjerë janë dërguar në spital si masë paraprake.

Dëshmitarët në ndeshje kanë thënë se nuk ka pasur re të zeza dhe qielli ishte i kaltër kur vetëtima goditi pas fishkëllimës përfundimtare të ndeshjes.

Rrëketë e shiut kanë ndaluar edhe lojën në French Open, derisa mbrojtësja e kampionit, Serena Williams, pritej të niste ndeshjen kundër Kristina Mladenoviqit.