Shumë nga futbollistët e përfaqësueses së veteranëve të Kosovës që janë paraqitur në miqësoren me Gjermaninë i kanë pasur idhuj futbollistët me të cilët janë ndeshur në miqësoren që e kanë humbur me rezultatin 1:6.

Eroll Salihu e Muharrem Sahiti janë disa nga futbollistët kosovar kur gjermanët e ardhur kanë qenë yje nëpër skuadra të tyre dhe me vet kombëtaren A të Gjermanisë, kanë luajtur në liga të ulëta në futbollin gjerman, megjithatë ata kanë pasur shansin të përballen së paku një herë në jetë me disa nga lojtarët që i kanë pëlqyer.


Gjermanët veteran ndryshe nga ata kosovar dukeshin më të përgatitur, e kanë ligën e tyre kombëtare dhe aktivitete të rregullta, të gjitha këto mungojnë në Kosovë dhe kaq ka mjaftuar që ata të jetë zotërues në stadiumin e qytetit në Prishtinë duke mposhtur veteranët kosovar me rezultatin 6:1. /Sporti1/Telegrafi/ 

telegrafi sport app