LAJMI I FUNDIT:

“Vetëm Putini do të ngelë në bunkerin e tij”, banorët e Moskës japin pikëpamjet për luftën në Ukrainë

“Vetëm Putini do të ngelë në bunkerin e tij”, banorët e Moskës japin pikëpamjet për luftën në Ukrainë

Janë bërë tetë muaj që kur filloi konflikti me Rusisë dhe Ukrainës, kur presidenti rus Vladimir Putin nisi atë që ai e quajti “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Lidhur me këtë rast qytetarët në qytetin e Moskës janë shprehur me pikëpamje të ndryshme të pyetur nga Radio Evropa e Lirë se si mendojnë ata që po shkon lufta në Ukrainë.


“Unë nuk mendoj se po shkon sipas planit. Nuk ka shkuar sipas planit që nga fillimi, sepse Kievi u mor për tre ditë dhe atje nuk u zhvillua paradë ushtarake (ruse)”, tha një qytetar i Moskës.

“Nuk po shkon sipas planit. Jam e sigurt. Trupat tona po zmbrapsen. Ukraina po sulmon”, u shpreh një grua.

Derisa një qytetar tjetër u shpreh ai tha se: “Unë mendoj se gjithçka po shkon sipas planit. Ata, thjesht, po i kursejnë civilët”.

“Unë mendoj se nuk na takon neve të diskutojmë për këtë. Mendoj se ka njerëz të mençur lart, të cilët e dinë se çfarë po bëjnë”, u shpreh një tjetër.

Një grua ndërkohë deklaroi se plani po “shkon mirë nëse, ky plan ka qenë ka qenë shkatërrimi i Rusisë”.

“Sapo isha në një dyqan. Gjysma e produkteve mungonin, ka mundësi që të mbyllet së shpejti”, theksoi ajo.

“Të gjithë ne do të mbyllemi, po ashtu. Vetëm Putini do të ngelë në bunkerin e tij”, deklaroi ajo mes tjerash.

Sondazhet e reja nga qendra e pavarur, Levada, tregojnë se 88 për qind e rusëve “brengosen” për zhvillimet në Ukrainë. /REL/