LAJMI I FUNDIT:

Vetëm gjashtë javë pas aksidentit të tmerrshëm, Simon Cowell shihet sërish duke u endur me biçikletë

Vetëm gjashtë javë pas aksidentit të tmerrshëm, Simon Cowell shihet sërish duke u endur me biçikletë

Simon Cowell është parë përsëri me biçikletën e tij në Los Angeles gjashtë javë pasi ai për pak sa nuk gjeti vdekjen në një aksident të tmerrshëm.

62-vjeçari buzëqeshi ndërsa çiklonte në autostradën e ngarkuar të Bregut të Paqësorit në Malibu, shkruan The Sun.


I veshur me të zeza dhe me syze dielli, manjati i muzikës Simon u shfaq i pakujdesshëm pavarësisht se pothuajse vdiq pas përplasjes në Londër muajin e kaluar.

Foto: Splash News

Burimet në atë kohë i thanë tabloidit britanik The Sun se ai ishte me fat që ishte gjallë pasi pësoi një aksident të rëndë me biçikletë, ndërsa nuk mbante helmetë në kokë.

Kalimtarët vrapuan për ta ndihmuar yllin e “Britain’s Got Talent”, i cili ishte i gjakosur.

Ai u dërgua me urgjencë në spital me tronditje të dyshuar dhe një krah të thyer.

Foto: Splash News

Aksidenti i fundit i mjanjatit Cowell – afër shtëpisë së tij në Londrën Perëndimore – erdhi 18 muaj pasi ai theu shpinën në një biçikletë elektronike në Los Angeles.

Një burim tha në atë kohë: “Simon është me fat që është gjallë”.

“Ai po pedalonte së bashku, me motorin elektrik të ndezur, kur rrotat i dolën papritur nga poshtë pasi rrëshqitën në diçka të lagur”.

Simon Cowell dërgohet me urgjencë në spital pasi pëson aksident me biçikletë elektrike, kalimtarët thonë se është me fat që është gjallë
Lexo po ashtu Simon Cowell dërgohet me urgjencë në spital pasi pëson aksident me biçikletë elektrike, kalimtarët thonë se është me fat që është gjallë

“Ai rrëshqiti dhe shkoi duke fluturuar mbi timon në mes të rrugës”, tregoi burimi.

Në fillim të këtij muaji The Sun zbuloi se Simon do të kalojë tre muaj në Los Angeles ndërsa ai dhe e fejuara Lauren Silverman planifikojnë martesën e tyre.

Një burim tha: “Simon dhe Lauren nuk duan një martesë të madhe në stilin e showbiz-it”.

“Ata vërtet duan vetëm një lidhje intime me familjen dhe miqtë e ngushtë, gjë që mund të befasojë shumë njerëz”.

“Ndërsa Simon, i cili ka një tetë-vjeçar të quajtur Eric me Lauren, është aty për të ndarë mendimet e tij në ditën e madhe, ai po e lë atë të marrë të gjitha vendimet e mëdha”, tregoi i brendshmi pranë çiftit.

Burimi shtoi: “Simon do të kalojë tre muaj në Malibu duke kaluar detajet dhe duke finalizuar planet. Lauren është e emocionuar për të planifikuar ditën e tyre të përsosur”.

Manjati i muzikës, i cili ka pasuri në vlerë 360 milionë funte, është takuar me socialisten mahnitëse amerikane – e cila është gjithashtu një milionere në vetvete – prej 13 vjetësh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori