LAJMI I FUNDIT:

“Vetëm disa dinë të respektojnë mbështetjen e tifozëve”, Muller me akuza ndaj bashkëlojtarëve pas eliminimit

“Vetëm disa dinë të respektojnë mbështetjen e tifozëve”, Muller me akuza ndaj bashkëlojtarëve pas eliminimit

Një disfatë si ajo e pësuar kundër Saarbrucken ngre në trans ekipet e mëdha si Bayern Munich. Lojtarët bavarez u eliminuan turpshëm në kupë. Është titulli i dytë që i ka shpëtuar pas Superkupës në fillim të sezonit. Ujërat janë larg qetësisë në Allianz Arena. Edhe lidershipi i Bundesligës po ikën dhe durimi i publikut ka filluar të mbarojë.

Pikërisht, zjarri i fundit i Thomas Tuchel ka për protagonist fansat. Pas humbjes në Saarbrucken, vetëm disa lojtarë si Thomas Muller, Joshua Kimmich dhe Mathys Tel iu afruan tifozëve të nervozuar.


Pjesa tjetër mori rrugën për në tunelin e stadiumit. Numri 25 i Bavarezëve, një nga lojtarët më veteran në zhveshtore, nuk përmbahet kur flet për qëndrimin e bashkëlojtarëve.

Tronditet Bayern Munichu në DFB Pokal, eliminohet nga skuadra që luan në ligën e tretë të Gjermanisë
Lexo po ashtu Tronditet Bayern Munichu në DFB Pokal, eliminohet nga skuadra që luan në ligën e tretë të Gjermanisë

“Kritika është absolutisht e kuptueshme nga tifozët. Nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me lojën apo rezultatin. Ajo që nuk është aspak e mundur është se vetëm tre ose katër lojtarë dinë të respektojnë mbështetjen”.

“Ata erdhën këtu, nuk e di se si bën shumë kilometra gjatë javës. Gjëja më e rëndësishme është të kuptoni se si të ktheni diçka. Sigurisht që nuk funksionon kështu”, ka thënë Muller, i cili ishte dukshëm i zemëruar.

Bayerni është eliminuar tre herë në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë në katër vitet e fundit dhe tifozët pas kësaj disfate të fundit kanë thënë mjaft në stadiumin Saarbrucken. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori