LAJMI I FUNDIT:

Veshjet e yjeve: Rita Ora udhëheq listën e të famshmeve që rrezikuan në vitin 2017 (Foto)

Veshjet e yjeve: Rita Ora udhëheq listën e të famshmeve që rrezikuan në vitin 2017 (Foto)

Nga trendi i veshjeve pa jelekë deri te pizhamet si veshje ditore, yjet e famshme e shndërruan vitin 2017 si një prej viteve më të krisur kur është fjala për modën.

E gjitha është në emër të modës apo? Yjet tuaja të preferuara bënë zhytjen dhe pritën nga ju që të vlerësoni dukjen e tyre.


Derisa për disa prej tyre ia vlejti, disa të tjerë nuk ia kaluan edhe aq mirë.

Rita Ora

(Foto: Getty Images)

Natyrisht se në krye të kësaj liste bën pjesë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. 27-vjeçarja e ka gjetur formulën si të tërheqë vëmendje gjatë parakalimit në tepihun e kuq.

Këtë gjë, ajo e bëri pikërisht ne ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV EMA më 12 nëntor, ku ishte edhe nikoqire e evenimentit.

(Foto: Getty Images)

Rita doli në tepihun e kuq me robdeshambër, megjithëse këtë veshje e kishte kombinuar me stoli diamantesh në vlerë prej 7.8 milionë eurosh.

Bella Hadid

(Foto: Getty Images)

Derisa në evenimente të ndryshme të modës, Bella Hadid është shfaqur mjaft provokuese, modelja njëherësh ka rrezikuar me veshjen e saj edhe gjatë parakalimeve në tepihun e kuq.

(Foto: Rex/Shutterstock)

Një kostum transparent në një eveniment në New York dhe një fustan që i tregonte shumë, ka bërë që motra e Gigi Hadid të jetë pjesë e kësaj liste.

(Foto: Getty Images)

Edhe në Festivalin e Filmit në Kanë, Bella kishte rrezikuar të ekspozohej duke zgjedhur një fustan të kuq që ekspozonte shumë nga fiziku u saj.

(Foto: Getty Images)

Po ashtu, modelja kishte rrezikuar edhe me një fustan tjetër në të njëjtin eveniment.

Blac Chyna

(Foto: Splash News)

Ish-striptistja e shndërruar në modele, ka ditur që të rrezikojë me veshjet e saja. Ndërsa të njëjtën gjë ka vazhduar ta bëjë edhe gjatë vitit që lamë pas.

Angela Renee White (emri i vërtetë i 29-vjeçares) në një nga daljet e saja është veshur vetëm me të brendshme dhe me një rrjetë mbi to që ekspozonte shumë nga fiziku i saj.

Bella Thorne

Përveç pjesëmarrjeve në evenimente të ndryshme, Bella Thorne ka tërhequr vëmendje edhe gjatë një daljeje të zakonshme.

(Foto: Splash News)

Aktorja dhe këngëtarja amerikane është fotografuar me veshje sportive, mirëpo në pjesën e sipërme ishte ekspozuar shumë.

Kendall Jenner

(Foto: Splash News)

Modelja e famshme, Kendall Jenner, thuajse rregullisht paraqitet në rrugë pa veshur jelekë për gjinj. Në këtë mënyrë, pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner e vë në pah gjoksin e saj.

(Foto: Getty Images)

Në disa raste, veshja e saj ka qenë shumë transparente, saqë i janë parë më tepër thimthat.

Nicki Minaj

(Foto: Getty Images)

Nuk mund të përpilohet kjo listë pa praninë e këngëtares Nicki Minaj.

(Foto: Instagram/NickiMinaj)

Reperja amerikane di shpesh që të zgjedhë veshje tejet provokuese duke mos i lënë shumë vend imagjinatës.

(Foto: Getty Images)

Për këtë arsye, gjasat janë shpesh të mëdha që ajo të tregojë shumë më tepër sa që ka planifikuar.

(Foto: Instagram/NickiMinaj)

Harry Styles

(Foto: REX/Shutterstock)

Në këtë përmbledhje nuk mungojnë as meshkujt. Njëri prej tyre është Harry Styles.

Këngëtari anglez është veçuar për veshjen me kostum rozë gjatë një koncerti, ndërsa komentet nuk kanë qenë pozitive.

(Foto: REX/Shutterstock)

Një tjetër kostum që Styles e ka zgjedhur ta veshë nuk është pëlqyer nga fansat e tij.

Ariel Winter

(Foto: Instagram/ArielWinter)

Përveç ekspozimeve të shpeshta, Ariel Winter ka tërhequr vëmendje edhe me një veshje jo të përshtatshme.

(Foto: Getty Images)

Aktorja dhe këngëtarja amerikane ka marrë kritika negative për veshjen e saj me lateks.

Shume personalitete tjera të njohura kanë rrezikuar me veshjet e tyre gjatë vitit që lamë pas, si duke rrezikuar të ekspozohen, ashtu edhe duke bërë përzgjedhje jo të pëlqyeshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori