LAJMI I FUNDIT:

Vesel Kurtishaj thumbon Tean për lidhjen me Kristin: I uroj suksese në jetë!

Vesel Kurtishaj thumbon Tean për lidhjen me Kristin: I uroj suksese në jetë!

Fituesi i “Big Brother 8”, Vesel Kurtishaj ka qenë një prej personazheve më të pëlqyer të këtij formati dhe tashmë që një edicion tjetër pritet të fillojë, ish-banorët janë më në fokus se kurrë përsa i përket mediave. Ata mund të japin këshilla dhe të shijojnë edhe një herë famën përpara se banorët e rinj të zënë të gjitha kopertinat e mundshme.

Veseli ka dhënë një intervistë për suplementin “Bluetooth”, ku ka folur për jetën e tij, për prishmëritë që ka për Big Brother 9 dhe gjithashtu për lidhjen më të fundit që është bërë publike, atë midis ish të dashurës së tij Teas dhe Kristit, të cilët janë bërë çift më shumë se 1 vit pas daljes nga shtëpia e Big Brother.


Më poshtë mund të gjeni 3 pyetjet e intervistës lidhur me lidhjen Tea-Kristi:

I keni parë lajmet për lidhjen e Teas me Kristin, si ju duket kjo dyshe?
Në fakt, nuk do kisha dëgjuar asnjë lajm në lidhje me ta, nëse nuk do ishin fansat ata që do më shkruanin. Nuk është se më duken ndryshe nga ç’janë, apo nga ç’ju duken edhe gjithëve të tjerëve. Mendoj se pak rëndësi ka se si më duken mua, për më tepër që nuk i kam kushtuar aq shumë rëndësi sa për të pasur një mendim të qartë për ta, përsa kohë që ata janë dhe ndjehen mirë me njëri-tjetrin, pak rëndësi ka pjesa tjetër. Populli ynë ka një shprehje që ju në Shqipëri e përdorni shpesh që thotë se… ‘ka gjetur tenxherja kapakun’, besoj se në rastin në fjalë zë vend kjo shprehje.

Një trup me të pasme bombë si i Teas (Foto)
Lexo po ashtu Një trup me të pasme bombë si i Teas (Foto)

Ndjeheni i tradhtuar për këtë raport?
Nuk mendoj se rasti në fjalë nëse do gjykohej, do gjykohej thjesht për tradhti tradicionale të një partneri ndaj një tjetri, sepse ne ishim të ndarë ndërkohë, të tjera arsye janë ato pse mund të gjykohet kjo lidhje, por që nuk më takon mua ta bëj. Me pak fjalë, nuk më intereson dhe nuk më lidh asgjë me personat në fjalë, në këtë rast do ju uroja “Suksese në jetë”.

Pse u ndatë me Tean, mendoni që do të funksionojë mes asaj dhe Kristit?
Mendoj se u zgjatëm shumë me këtë temë, pak rëndësi ka ‘pse’-ja tashmë dhe nuk e lodh fare trurin të mendoj nëse do të funksionojë ose jo kjo lidhje. Është çështje e tyre, jo e imja; si t’u funksionojë, si jo, për mua nuk ka asnjë rëndësi dhe nuk kam asnjë lloj interesi të di se si do u shkojë.

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori