LAJMI I FUNDIT:

Vesa tregon një bisedë me familjen për trashëgimi: Vëllai më tha nuk e meriton sepse do të shkosh te burri

Vesa tregon një bisedë me familjen për trashëgimi: Vëllai më tha nuk e meriton sepse do të shkosh te burri

Vesa Vllasaliu është njëra nga banoret e Big Brother VIP Kosova 2 që po komentohet mjaft shumë në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi ka qenë duke bërë një bisedë me Adrin e Ilirjanën rreth shpenzimeve, ku tregoi edhe një rast me familjen për trashëgimi.

Bukuroshja nga Gjilani zbuloi se vëllau i kishte thënë se nuk i takon trashëgimia pasi do të shkojë tek burri.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nëse vdesin prindërit ndonjëherë, për trashëgimi. Vëllai im ia nisi, shqiptari jo ashtu jo kështu, po ti jap vetëm 10 për qind. Vëllai im paramendo, ai që është rritur jashtë po thotë, ti nuk e meriton se je çikë shkon të burri, s’guxon me pas prej babës edhe nënës asgjë, por po ti jap ty 10 për qind”, u shpreh ajo.

Vesa me një tjetër deklaratë bombastike: Një djalë që e pëlqeja e zuri kushëririn tim, dyshova se edhe ish i fejuari im ishte homoseksual
Lexo po ashtu Vesa me një tjetër deklaratë bombastike: Një djalë që e pëlqeja e zuri kushëririn tim, dyshova se edhe ish i fejuari im ishte homoseksual

Në bisedë e sipër, banorja theksoi: “Normal nuk i meriton, tha babai ia jap çikës 10 për qind por ato për një ditë i harxhon edhe blen vetëm çanta. Babai tani i tha din me investu, din çfarë çante duhet me ble për me shit më shumë, më shtrenjtë. Për atë më pyeti për një ditë sa ki shpenzuar më së shumti”.

Foto: Screenshot/YouTube

Vllasaliu ka qenë më e komentuar për historinë e dashurisë me ish-të fejuarin e saj, futbollistin Mërgim Berisha.

E njëjta ndau edhe disa detaje që nuk i kishte treguar më parë për publikun. /Telegrafi/