LAJMI I FUNDIT:

Vesa Luma dhe Big Basta nisin “krushqinë” me Rudina Magjistarin

Vesa Luma dhe Big Basta nisin “krushqinë” me Rudina Magjistarin

Vesa Luma dhe Big Basta, kanë qenë të ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina” në Tv Klan. Duke ndarë me të gjithë emocionet e jetës së tyre të re si prindër, vitin e mbarë pas dasmës, periudhën e ëmbël të shtatzënisë dhe sidomos muajt e parë pas ardhjes në jetë të Lianit, dy këngëtarët kanë rrëfyer edhe planet e reja që kanë për jetën e tyre artistike.

Prej kohësh, Big Basta dhe Vesa bëjnë jetën mes Prishtinës dhe Tiranës, por së shpejti do të transferohen në kryeqytetin e Kosovës, meqenëse nisin disa projekte të reja. Vesa, si nënë e re, muajt e parë pas lindjes i ka kaluar pranë familjes, të cilën e ka pasur ndihmë edhe për Lianin, megjithatë, siҫ tregoi ajo, distanca nuk është më ajo që u dukej disa vite më parë “Tani nuk na duket aq larg sa në fillim. Fatkeqësisht, edhe jemi mësuar të mos rrimë në një vend për shkak të profesionit, kështu që nuk na duket më aq e vështirë…”, tregon ajo.


vesa

Ndërsa Geri (Big Basta), nga ana tjetër, që nga koha kur është bërë baba, është bërë më i ndjeshëm. Këtë e vë re vazhdimisht edhe në situata të ndryshme kur ndeshet me fëmijë. Natyrisht, si për Vesën, edhe për të, të qenit prind është ndjenja më e bukur në botë, ndaj edhe ata të dy këtë periudhë po e shijojnë në maksimum.

Por Vesa dhe Geri kishin edhe një qëllim tjetër “të fshehtë” për këtë vizitë në studion e Rudinës. Pasi rrëfyen se sa të mirë e kanë djalin e tyre (si të gjithë prindërit), sa të gjallë e sa energjik, në fund të programit, Vesa i tregoi Rudinës propozimin e Gerit para programit: “Geri më tha më parë ‘të mos harrojmë t’i themi Rudinës për shkesën…”, pra meqë ata kanë një djalë dhe Rudina vajzë, t’i bashkojnë të dy e të bëhen krushq: “Po unë e kam Mian 6 muaj më të madhe… ku ta ҫoj unë vajzën?”, – tha Rudina duke qeshur. I menjëhershëm ishte reagimi i Vesës, e cila tha se nuk është fare problem, sepse edhe ajo është pak më e madhe se Geri.

Kështu, Mia dhe Liani, sot e tutje janë nën vëzhgim për t’u bërë ҫifti i parë i bebeve të showbiz-it.

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Hailey Bieber tregon me kranari barkun në rritje, gjatë një daljeje me Justin, pas lajmeve të shtatzënisë

Hailey Bieber tregon me kranari barkun në rritje, gjatë një daljeje me Justin, pas lajmeve të shtatzënisë

Magazina
Kalo në kategori