LAJMI I FUNDIT:

Verratti: Para se të pensionohem, do të kthehem te Pescara

Verratti: Para se të pensionohem, do të kthehem te Pescara
(Foto: Instagram/marco_verratti92)

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti, dëshiron të kthehet te Pescara para se të pensionohet, ndërsa ka thënë se i pëlqen të luajë me Lionel Messin në kryeqytetin francez.

Italiani kurrë nuk ka luajtur në Serie A, pasi ishte larguar nga Pescara në verën e vitit 2012 dhe qëndroi në Ligue 1 që atëherë.


“Jam i dashuruar me PSG-në dhe për këtë përpiqem të jap gjithmonë më të mirën për të shpaguar besimin që më është dhënë”.

(Foto: Instagram/marco_verratti92)

“Kam qenë thuajse fëmijë kur kam arritur, erdha nga një qytet i vogël provincial dhe e gjeta gjithçka këtu. Ishte gjithçka e mrekullueshme, u bëra burrë, gjeta dashurinë dhe fëmijët e mi kanë lindur këtu”.

“Jeta ma ka dhënë mundësinë që të luaj çdo ditë me lojtarin më të mirë në botë. Fizikisht, ai është shumë i mirë, ndërsa me top është akoma më i mirë”.

(Foto: Instagram/marco_verratti92)

“Më ka mbetur akoma kohë (për të luajtur), ajo që është se do të qëndroj gjithmonë këtu. Para se të pensionohem, do të kthehem te Pescara”.

“Do ta bëj për miqtë dhe familjen time. Dhe pastaj, kuptohet, sepse është deti dhe malet”, ka deklaruar Verratti për France Info. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori