LAJMI I FUNDIT:

Verona arrin marrëveshje me Amir Rrahmanin, të martën testet mjekësore?

Verona arrin marrëveshje me Amir Rrahmanin, të martën testet mjekësore?
Amir Rrahmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, do të bëhet së shpejti lojtar i ri i skuadrës italiane, Hellas Verona.

Skuadra e inkuadruar këtë sezon në Serie A, Verona thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje prej 2.1 milionë eurosh për mbrojtësin e Dinamo Zagrebit, Amir Rrahmani.


Rrahmani thuhet se do zyrtarizohet së shpejti si lojtar i ri i skuadrës së njohur italiane, pasi t’i kalojë testet mjekësore.

Hellas Verona e kthyer në Serie A shfaq interesim për Amir Rrahmanin, Celtic dhe Standard mund të mbesin duarthatë
Lexo po ashtu Hellas Verona e kthyer në Serie A shfaq interesim për Amir Rrahmanin, Celtic dhe Standard mund të mbesin duarthatë

Sipas mediumit Sky Sport Italia, skuadra nga Stadio Bentegodi fitoi konkurrencën me ekipet tjera të njohura evropiane si Celtic dhe Standard Liege për 25-vjeçarin.

Rrahmani ishte kapiten i Kosovës në dy ndeshjet e fundit eliminatore (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mediumi italian tutje tregon se Rrahmani është një reprezentues i Kosovës, i cili gjithashtu ka përfaqësuar Shqipërinë dhe është bashkuar me Dinamo Zagrebin në vitin 2016 nga Partizani i Shqipërisë.

Ky medium shton se Rrahmani do të jetë në Verona të martën për të finalizuar testet mjekësore para zyrtarizimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori