LAJMI I FUNDIT:

Vendimi nga mbledhja e UEFA-s: Federatat duhet të dorëzojnë planin për rifillim më 27 maj, kampionatet zhvillohen deri më 3 gusht

Vendimi nga mbledhja e UEFA-s: Federatat duhet të dorëzojnë planin për rifillim më 27 maj, kampionatet zhvillohen deri më 3 gusht

Takimi i UEFA-s që u mbajt sot në Nyon të Zvicrës nëpërmjet video-konferencave ka konfirmuar indikacionet e ditëve të fundit sa i përket datës se kur duhet të përfundojë sezoni futbollistik 2019-2020.

Si afat i fundit për të mbyllur kampionatet kombëtare është përcaktuar 3 gushti.


55 federatat evropiane deri në datën 27 maj duhet të kenë paraqitur planin dhe kalendarin e ri për rifillimin e kampionateve dhe datave kur do të luhen ndeshjet.

Në datën 3 gusht federatat e futbollit duhet të dërgojnë te UEFA listën e skuadrave të kualifikuara në edicionin e ardhshëm të Kupave të Evropës.

Nëse kushtet e reja sanitare që do të merren nuk do të ofrojnë sigurinë maksimale për futbollistët, dhe nuk lejojnë fundit e sezonit as nëpërmjet opsionit play-off apo mini-turneve atëherë mund të shkohet drejt përfundimit të parakohshëm të kampionateve siç ka ndodhur në Belgjikë dhe Skoci dhe pritet të ndodhë edhe në Holandë.

Nëse kjo ndodh, do të jenë federatat e futbollit që do të dërgojnë në UEFA listën e skuadrave të kualifikuara në edicionin e ardhshëm të Kupave të Evropës dhe jo ligat e futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori