eksperti ad

Franca ka bërë një kthesë të papritur në lidhje me pjesëmarrjen në Miss Universe 2026.

Fillimisht, organizata Miss France kishte njoftuar se do të tërhiqej dhe nuk do të dërgonte përfaqësuese në këtë garë, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe kritikave ndaj organizimit ndërkombëtar të konkursit.


Megjithatë, tani është krijuar një organizatë e re e pavarur në Francë, e cila do të marrë përsipër përzgjedhjen e përfaqësueses për Miss Universe 2026.

Kjo do të thotë se Franca sërish do të ketë kandidate në garë.

Sipas njoftimeve, aplikimet do të jenë të hapura për vajza nga të gjitha rajonet e Francës dhe territoret përtej, ndërsa fituesja do të përfaqësojë vendin në finalen që do të mbahet në Porto Riko.

Organizatorët e rinj kanë premtuar edhe shpërblime të mëdha për fituesen, përfshirë para, makinë, banesë në Paris dhe angazhime profesionale gjatë mandatit të saj.

Vendimi vjen pas polemikave të vitit të kaluar rreth Miss Universe, të cilat çuan në tërheqjen e mëparshme të Miss France, por tani vendi ka vendosur të rikthehet në konkurs përmes një strukture të re. /Telegrafi/