LAJMI I FUNDIT:

Vendet më të mira për të bërë seks në publik

Vendet më të mira për të bërë seks në publik

Këto vende dhe teknika për seks në publik bëjnë që t’ju zvogëlohen mundësitë për t’ju zënë të tjerët…

Në veturë


Një anketim i kaluar i Cosmo ka treguar se 80 për qind e meshkujve fantazojnë për seks në veturë. Pra, shkoni me veturë në një parking apo vend të braktisur para se të perëndojë dielli ose pas mesnate – sepse këto janë periudhat kohore ku njerëzit nuk gjenden jashtë, transmeton Telegrafi.

MFC_Sex-Make-You-More-Successful-524

Pozita më e mirë në veturë është ‘vajza përmbi’, pasi që hapësira është e limituar.

Në park

Parku është vend i zakonshëm – pasi që është po aq seksi sa ta bëni në pyll dhe e eliminon mundësinë e t’u kafshuarit në të pasme nga ndonjë kafshë e çuditshme. Por, mos harroni të kujdeseni për kohën kur shkoni sepse gjëja e fundit që do ta dëshironit është një fëmijë duke ju zënë më mes të aktit.

Në dhomë për zhveshje

Fantazia klasike e dhomës së zhveshjes… Përse kjo funksionon aq mirë? Sepse nuk gjendet ndonjë kamerë aty!

Provoni të shkoni në një dyqan të madh pasi që atje zakonisht nuk ka njerëz që presin dhe shkoni gjatë kohës kur dyqani hapet, sepse atëherë ka më së paku njerëz.

Këshillë ekstra e nxehtë: bëjeni këtë në një dhomë të zhveshjes që ka pasqyre… /Telegrafi/