LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi në “Play-off”, mposht Ponte Prizrenin

Vëllaznimi në “Play-off”, mposht Ponte Prizrenin

Vëllaznimi ka shënuar fitoren më të rëndësishme në këtë kampionat. Kuqezinjtë kanë mundur Ponte Prizrenin 82:79 (21:16, 25:22, 20:23, 16:18), në javën e 27-të të Prince Caffe Superligës.

Reklama

Kjo fitore i siguron kuqezinjve vendin e gjashtë, që dërgon në “Play-off”.

Takimi ka qenë shumë interesant, ndërsa të dy skuadrat luftuan nga fillimi deri në fund, pasi sfida ishte shumë e rëndësishme. Vendasit për një nuancë ishin më të mirë në pjesën e parë, që e fituan 46:38.

Në periudhën e tretë vendasit kishin epërsi deri në 22 pikë, 62:40, por më pas mysafirët u rikthyen për 66:61.

Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesant me mysafirët që bëjnë përmbysjen e madhe për të kaluar në epërsi 77:79, por vendimtar ishte Burim Zekiqi me treshe për 80:79, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 82:79.

Te Vëllaznimi u dalluan Damonte Dodd me 15 pikë, 17 kërcime e pesë asistime dhe Jordan Harris me 24 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Ponte Prizreni më i miri ishte Wayne Arnold me 27 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Vëllaznimi tani ka nëntë fitore e 18 humbje, kurse Ponte Prizreni tetë fitore e 19 humbje, por kuqezinjtë i kanë mundur katër herë prizrenasit në këtë edicion. Ponte Prizreni do të luajë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë.

Në trend Sport

Më shumë
Ish-mesfushori i Chelseat zbulon se tani është i pastrehë në moshën 32-vjeçare pas një diagnostikimi të gabuar të gjurit dhe karrierës së prishur nga alkooli

Ish-mesfushori i Chelseat zbulon se tani është i pastrehë në moshën 32-vjeçare pas një diagnostikimi të gabuar të gjurit dhe karrierës së prishur nga alkooli

Premier League
Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

La Liga
Zyrtare: Leicester City liron shtatë lojtarë

Zyrtare: Leicester City liron shtatë lojtarë

Premier League
Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Ndërkombëtare
Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Premier League
Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e talentit që u kërkua nga gjigantët evropianë

Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e talentit që u kërkua nga gjigantët evropianë

Premier League
Kalo në kategori