Aktori i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, ka marrë vëmendje me një postim të publikuar së fundmi në rrjete sociale.

Ai ka ironizuar me situatën politike, më konkretisht dështimin për zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.


I njëjti ndau një imazh të përbashkët me aktorin Osman Azemi, të realizuar vite më parë.

Foto: Instagram

“Presidentet e ardhshme”, ka shkruar ai krahas kësaj fotografie.

Fotografia e tyre është marrë nga skeçi "Zojat në Interaktiv", të bërë para 10 viteve.

Ata tashmë janë ndarë dhe kanë vazhduar secili me projektet e angazhimet e tyre.

Duhet theksuar që Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi procesi për zgjedhjen e presidentit ka dështuar të përmbyllet brenda afateve kushtetuese. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com