LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi starton në ndeshjen e Lazios ndaj Udineses në Kupën e Italisë

Vedat Muriqi starton në ndeshjen e Lazios ndaj Udineses në Kupën e Italisë

Vedat Muriqi do të startojë për Lazion në ndeshjen e finales së Kupës së Italisë kundër Udineses.

Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të jetë një test i mirë për sulmuesin shqiptar, i cili po kërkohet me ngulm nga CSKA Moska.


Biancocelestët duhet të jenë pa Francesco Acerbi, Akpa Akpro, Toma Basic, Pedro dhe Stefan Radu.

Muriqi, që është i lidhur me largimin nga Stadio Olimpico në janar, starton në vend të Immobiles.

Fituesit do të përballen me Milanin në çerekfinale.


Lazio (4-3-3): Reina; Lazzari, Luiz Felipe, Patric, Marusic; Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Muriqi, Zaccagni.

Udinese (3-5-2): Silvestri; Becao, Perez, Zeegelaar; Soppy, Samardzic, Jajalo, Ëalace, Udogie; Pussetto, Success.


/Telegrafi/