LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në Mamushë, u rrokullis me traktor

Vdes një person në Mamushë, u rrokullis me traktor
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Mamushë, ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e rrokullisjes me traktor.

Rasti ka ndodhur të martën.


“Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke punuar me traktor në tokën e bujqësisë, është rrokullisur dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/