LAJMI I FUNDIT:

Vdes gjatë lindjes një foshnjë në Tiranë, dyshime për mjekim të pakujdesshëm

Vdes gjatë lindjes një foshnjë në Tiranë, dyshime për mjekim të pakujdesshëm
Foto: Ilustrim

Një tjetër ngjarje e rëndë regjistrohet në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, ku pas vdekjes së një nëne dhe foshnjës së saj në shtator të vitit 2016, një tjetër foshnjë, e seksit femër ka vdekur sot gjatë lindjes, ndërsa dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të pakujdesisë.

Gazetarja Dorjana Bezat bëri me dije për BalkanWeb se nëna M. M ka shkuar të lindë mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00, ndërsa ka kaluar një shtatzëni pa probleme, por gjithçka është komplikuar gjatë lindjes.

Familjarët kanë ngritur menjëherë kallëzim për mjekim të pakujdesshëm, duke akuzuar kështu mjeken që ka asistuar shtatzënën, M. R. Sakaq edhe policia e ka referuar ngjarjen në prokurori si dhe ka sekuestruar paraprakisht edhe kartelat mjekësore.

Pritet që trupi i foshnjës t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar edhe shkakun e vdekjes së saj.

Deklarata e policisë

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.R, vjeç 51, banuese në Tiranë, mjeke gjinekologe, pasi dyshohet se, në maternitet gjatë lindjes së shtetases M.M, ka vdekur foshnja e gjinisë femër. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua kartela e pacientes dhe pritet akti i ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

FOTOGRAFIA: ILUSTRIM

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social

Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social "Telegram"?

Sociale
Kalo në kategori