LAJMI I FUNDIT:

Vdes bashkëshorti i Tom Ford, redaktori i modës Richard Buckley

Vdes bashkëshorti i Tom Ford, redaktori i modës Richard Buckley
Foto: Larry Busacca/VF14/WireImage/Getty Images

Redaktori i modës, Richard Buckley, bashkëshorti i stilistit Tom Ford, ka vdekur në moshën 72-vjeçare, thuhet sipas një deklarate të lëshuar nga përfaqësuesit e markës së modës me emrin “Ford”.

“Me trishtim të madh Tom Ford njofton vdekjen e bashkëshortit të tij të dashur prej 35 vitesh, Richard Buckley”, thanë përfaqësuesit e Ford në deklaratën dërguar për CNN Style.


“Richard vdiq paqësisht në shtëpinë e tyre në Los Angeles mbrëmë me Tomin dhe djalin e tyre Jack pranë tij. Ai vdiq nga shkaqe natyrore pas një sëmundjeje të zgjatur”, thuhet në njoftimin e vdekjes.

Richard Buckley (Foto: Richard Young/Shutterstock)

Buckley ishte titan i botës së mediave të modës dhe shërbeu si kryeredaktor i “Vogue Hommes International” për gjashtë vjet para se të jepte dorëheqjen në vitin 2005. Me një karrierë që zgjati mbi 25 vjet, ai mbajti pozicione të shumta të lakmuara në industri, përfshirë redaktuesin e modës në “Women’s Wear Daily”, redaktorin social të “Vanity Fair” dhe redaktorin evropian të revistës “Mirabella” tashmë të shuar. Ai gjithashtu kontribuoi në tituj në revistat e njohura si: “Italian Vogue” dhe “New York Magazine”.

Sipas një nekrologjie nga botimi i tij i mëparshëm, “Women Wear Daily”, Buckley kishte një “mënyrë të zellshme, të butë që e donte atë për pothuajse këdo që takonte”. Gazeta shtoi se ai kishte një sy të mprehtë për të dalluar trendet e veshjeve për meshkuj disa sezone para se të dilnin në pistë.

Në vitin 2016, “Ford” i tha Jess Cagle se si ishte “dashuri në shikim të parë” kur ai u pa për herë të parë me Buckleyn në një ashensor në një shfaqje mode në vitin 1986. Në atë kohë, Buckley ishte një redaktor mode për “Women Wear Daily”, sipas botimit “Me Ford” ende nuk ishte bërë emër i famshëm, duke punuar nën stilistin e veshjeve sportive “Cathy Hardwick”.

Richard Buckley dhe Tom Ford (Foto: Various Photographers/PMC) 

Marrëdhënia e tyre filloi si një vorbull, sipas Ford, i cili i tha Cagle: “Në kohën kur ashensori u ul në katin përdhes unë mendova: ‘Ti je ai. Kjo është ajo’”.

Buckley dhe Ford vazhduan të bëhen një çift i fuqisë së modës në vitet 1990, pasi Ford u punësua në “Gucci” si stilist i veshjeve të grave në vitin 1990 dhe u promovua si drejtor kreativ në vitin 1994. Dyshja jetuan dhe punuan në kryeqytetet e modës në të gjithë botën gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, përfshirë qytetet Milano dhe Paris. Ata u bënë prindër të një djali në shtator të vitit 2012 dhe u martuan në vitin 2014.

Ford aktualisht është kryetar i Këshillit të Dizajnerëve të Modës të Amerikës (CFDA). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori