Pete Davidson emocionohet për të atin: Më pëlqen të mendoj se prania e tij është aty, ky vit ka qenë shumë më i vështirë

Pete Davidson theksoi se periudha e ardhshme për të është e mbushur me trishtim dhe emocione të veçanta.
Davidson ishte vetëm shtatë vjeç kur humbi të atin, një zjarrfikës i Qytetit të Nju Jorkut me Ladder Company 118 në Brooklyn Heights.
"Kur isha fëmijë mendoja se ai ishte i moshuar, ishte 33 vjeç. Megjithatë, tani jam këtu dhe kam një fëmijë, dhe do të ishte sikur fëmija im të mos e kishte babanë e tij", tha ai.
Ai shtoi se ky vit është veçanërisht i vështirë, por edhe i bukur sepse mund ta kalojë ditën me vajzën e tij.
"Do të jetë shëruese dhe e veçantë", tha ai.
Davidson mirëpriti vajzën e tij Scottie me modelen Elsie Hewitt në fund të vitit të kaluar. Edhe pse çifti u nda menjëherë pas lindjes së saj, Davidson tha se ata ishin të bashkuar për emrin e vajzës së tyre.
"Ishte shumë mirë që Elsie donte ta quante edhe Scottie. Emri i babait tim ishte Scott dhe nofka e tij ishte Scotty. Kur ajo lindi, të dy e pamë dhe mendova se ishte mirë ta mbaja gjallë atë emër. Kur lindi Scottie, e lanim në lavaman dhe sipër kishte një fotografi të babait tim. Ajo gjithmonë e shikonte atë," tha ai.
Davidson theksoi se këto janë momente të veçanta për të, shkruan New York Post.
"Nuk e di çfarë besoj, por më pëlqen të mendoj se prania e tij është disi aty. Ky vit është shumë më i vështirë nga ç'ishte, sepse kam Scottie-n, dhe tani jam në moshën që ishte babai im kur vdiq", tha ai. /Telegrafi/














































