LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon rekordi i fitoreve të Sigal Prishtinës, mposht Rahovecin në udhëtim

Vazhdon rekordi i fitoreve të Sigal Prishtinës, mposht Rahovecin në udhëtim

Sigal Prishtina vazhdon të njohë vetëm fitore në Superligën e Kosovës në basketboll. Në këtë xhiro bardhekaltrit kanë fituar si mysafirë të Rahovecit (71-84) në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Skuadra që kishte epitetin e nikoqirit e nisi më mirë sfidën duke i shënuar katër pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (19:15).


Mirëpo, mysafirët përmbysën gjithçka në dhjetëminutëshin e dytë (9:28) dhe shkuan në pushim me 15 pikë epërsi (28-43).

‘Vreshtarët’ nuk u dorëzuan dhe u angazhuan në çerekun e tretë, në të cilin shënuan një pikë më shumë se kundërshtari (19:18).

Vendasit bënë përpjekje që t’i ndryshonin gjërat në pjesëlojën e fundit duke bërë një seri shumë të suksesshme në minutat e para.

Mirëpo, edhe pse e fituan këtë dhjetëminutësh (24:23) nuk ia dolën që ta ndërprisnin serinë e fitoreve të kryeqytetasve, të cilët fituan me 13 pikë epërsi.

Kjo ishte fitorja e 21-të e Sigal Prishtinës nga po aq ndeshje sa ka zhvilluar dhe vazhdon të jetë lider i pakontestueshëm në tabelë me 42 pikë.

Nga ana tjetër, kjo ishte humbja e 10-të e Rahovecit që numëron 11 fitore dhe pozicionohet në vend të katërt në tabelë me 32 pikë nga 21 xhiro të zhvilluara deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori