LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë transformimet e aktorëve, Anne Hathaway duhet të shtojë në peshë për filmin e ri

Vazhdojnë transformimet e aktorëve, Anne Hathaway duhet të shtojë në peshë për filmin e ri
(Foto: Getty Images)

Anne Hathaway ka treguar se është duke u përpjekur intensivisht që të shtojë në peshë për shkak të rolit të ri filmik.

Aktorja simpatike ka treguar se nuk shqetësohet aspak për kritikat që do t’i marrë në lidhje me peshën, prandaj që në fillim i ka paralajmëruar kritikët për këtë gjë.


Ajo e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shihet duke u stërvitur me disa trajnerë për të shtuar në peshë, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një mesazh.

“Jam duke shtuar në peshë për një rol filmik dhe gjithçka po shkon mirë. Për të gjithë ata që do të më tallin për peshën në muajt e ardhshëm, nuk jam unë, jeni ju (ata që po tallni). Paqe”, ka shkruar 35-vjeçarja.

Të gjitha lajmet për Anne Hathaway
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Anne Hathaway

Më herët, gjatë përgatitjeve për rolin e saj në filmin “Les Miserables”, Hathaway ishte dashur të humbte 11 kilogramë nga pesha e saj.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa në një intervistë të mëhershme për Glamour, Anne ka treguar se nga ajo kohë çdo ditë kishte pasur probleme me dukjen e saj.

“Akoma jam nën stres dhe pyes veten sa a jam dobësuar mjaftueshëm, a jam shumë e hollë, a duhet të shtoj në peshë apo të humb peshë… Kjo shndërrohet në diçka obsesive”, kishte rrëfyer aktorja.

Më pas ka këshilluar: “Nuk duhet të shqetësoheni për komentet e kritikëve në internet”.

(Foto: Getty Images)

Kujtojmë që aktorja është duke punuar në disa projekte dhe gjatë këtij viti dhe në vitin e ardhshëm do ta shohim në filmat, si “The Hustle”, “Serenity”, “Ocean’s 8” e “Barbie”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori