LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë sukseset e Fjolla Nilës, këtë herë fustanet e saj vishen nga ylli botëror Nicole Scherzinger

Vazhdojnë sukseset e Fjolla Nilës, këtë herë fustanet e saj vishen nga ylli botëror Nicole Scherzinger

Sukseset ndërkombëtare të kreatores shqiptare, Fjolla Nila po shtohen çdo herë e më shumë.

Tashmë shumë yje me famë botërore kanë veshur kreacionet e dizajneres nga Kosova dhe këtë herë radhën e kishte një tjetër emër me renome ndërkombëtare.


Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme dhe ish-anëtaren e grupit të vajzave “The Pussycat Dolls”, Nicole Scherzinger.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Ylli i muzikës u shfaq e veshur me një nga fustanet ekstravagant të Fjollës në finalen e “The Masked Singer”, ku ajo është gjyqtare.

Fustani ngjyrë bezhë kishte një prerje të veçantë me pupla nga bërrylat deri tek duart që kombinohej me pjesën nga gjunjët deri poshtë këmbëve.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Veshja kishte edhe detaje gurësh me shkëlqim që e bënin dukjen edhe më glamuroze, ndërsa Nicole kompletoi paraqitjen edhe me aksesor dhe makijazh të theksuar.

Të gjitha lajmet nga Fjolla Nila
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fjolla Nila

44-vjeçarja ndau disa imazhe dhe një video me këtë dukje në llogarinë e saj në Instagram teksa sipër tyre ka etiketuar kreatoren Nila.

Ndërkohë, kujtojmë që disa prej emrave që tashmë janë shfaqur nën veshjet e stilistes shqiptare janë edhe Bebe Rexha, Lea Elui, Aishwarya Rai, Emily Bustamante e shumë të tjera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori