LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë protestat dhe grevat kundër reformës në pensione në Francë

Vazhdojnë protestat dhe grevat kundër reformës në pensione në Francë

Qindra mijëra njerëz kanë vendosur të vazhdojnë grevat dhe protestat në Francë, pasi presidenti Emmanuel Macron u zotua të çojë përpara planin e tij për reformën e pensioneve, pavarësisht nga përshkallëzimi i zemërimit në të gjithë vendin.

Reklama

Protestat kundër legjislacionit, i cili rrit moshën e daljes në pension me dy vjet, kanë tërhequr turma të mëdha në protesta të organizuara nga sindikatat që nga janari.

Sindikatat e punëtorëve thanë se dita e nëntë e veprimit mbarëkombëtar të së enjtes do të tërheqë turma të mëdha kundër atyre që ata i përshkruajnë si “përbuzje” dhe “gënjeshtra” të presidentit Macron.

Ai ngjalli zemërim te sindikatat dhe partitë opozitare të mërkurën kur hodhi poshtë thirrjet e tyre që ai të merrte parasysh kërkesat për të mos e çuar përpara këtë plan.

“Përgjigjja më e mirë që mund t’i japim presidentit është se ka miliona njerëz në grevë dhe në rrugë”, tha Philippe Martinez, i cili drejton sindikatat.

Shumica e protestave kanë qenë paqësore, por zemërimi është rritur që kur qeveria e shtyu projektligjin në Parlament pa votim, javën e kaluar.

Në shtatë netët e fundit në Paris dhe qytete të tjera protestat u përshkallëzuan me protestues që ua vunë zjarr kazanëve të mbeturinave dhe u përleshën me policinë.

Macron tha se ligji i ri është i nevojshëm dhe do të hynte në fuqi më vonë këtë vit. Ai ka thënë vazhdimisht se është i bindur që reforma është e domosdoshme në mënyrë që sistemi i pensioneve të mbetet funksional.

“Reforma nuk është luks, nuk është për argëtim, është domosdoshmëri për shtetin”, tha ai.

Presidenti i “dënoi” protestat e dhunshme dhe insistoi se “i respekton” sindikatat dhe protestat që janë organizuar nga kundërshtarët e tij, të cilët nuk pajtohen me planin për pensione.

Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare të enjten dhe për greva në sektorët kyçë, derisa Qeveria ta tërheqë këtë projektligj. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Kalon propozimi i Rrahmanit për pagën minimale deri në 500 euro, e kundërshton ministri Hekuran Murati

​Kalon propozimi i Rrahmanit për pagën minimale deri në 500 euro, e kundërshton ministri Hekuran Murati

Ekonomi
Nuk ka kohë për të humbur - kapni rastin për të zotëruar Renault Austral me një ofertë të veçantë në Auto Mita!

Nuk ka kohë për të humbur - kapni rastin për të zotëruar Renault Austral me një ofertë të veçantë në Auto Mita!

Auto Mita
“Shtëpia e Arkitektëve”- databaza më e madhe në rajon dhe e para e llojit të vet që Agimi Company e ka krijuar

“Shtëpia e Arkitektëve”- databaza më e madhe në rajon dhe e para e llojit të vet që Agimi Company e ka krijuar

Agimi Company
Brez pas brezi me BPB-në, partnerët e Bankës së Vendit rrëfejnë historitë e tyre të suksesit

Brez pas brezi me BPB-në, partnerët e Bankës së Vendit rrëfejnë historitë e tyre të suksesit

Ekonomi
Kriza e kostos së jetesës – sa kushton të jetosh në Prishtinë?

Kriza e kostos së jetesës – sa kushton të jetosh në Prishtinë?

Ekonomi
Udhëtoni me çmime ekonomike prej katër vendeve evropiane drejt Kosovës

Udhëtoni me çmime ekonomike prej katër vendeve evropiane drejt Kosovës

Prishtina Ticket
Kalo në kategori