Varfëria energjetike do të shkaktojë ndotje më të madhe të ajrit, sepse qytetarët do të kenë parësore mbrojtjen nga i ftohti, pa menduar gjatë për rrezikun që i shkaktojnë shëndetit të tyre dhe të tjerëve.
Institucionet apelojnë vazhdimisht, por duket se me çmimet jashtëzakonisht të larta të lëndëve për ngrohje, mbetet në dorë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur.
Çfarëdo lëndë që të blini për ngrohje, qytetarët duhet që gjithmonë të kërkojnë faturën, sepse në këtë mënyrë do mbrohen nga abuzimet me çmimet, siç është rasti me çmimin e druve.
Por kur jemi te drutë, një hulumtim ka treguar se përdorja e shporeteve të vjetër me dru ka bërë që ajri brenda objekteve të banimit të jetë shumë i ndotur.
“Ajri brenda shtëpive që kanë përdorur shportë të vjetër për ngrohje me dru, ishte disa herë më I ndotur se ajri jashtë shtëpisë. Edhe pse Shkupi pothuajse gjatë gjithë sezonit është i ndotur. Për fat të keq në shtëpitë ku janë përdorur shporetë të vjetër për ngrohje me dru, që nuk janë mirë të izoluar, nuk kanë efikasitet, ndotja është shumë më e lartë. Kur ndryshuan mënyrën e ngrohje, ndotja u ul për dhjetëra herë”, tha Dejan Mirakovski- prof.dr “Goce Dellçev”- Shtip.
Sipas Mirakovskit, ngrohja me dru shkakton ndotje, por ajo që është shumë herë më e rrezikshme është ngrohja me dru të trajtuar me kimikate, si mbetjet nga mobiliet, për të mos folur se sa e dëmshme është ndotja në raste kur për ngrohje përdoren goma apo materiale plastike.
“Djegia e mbetjeve, veçanërisht e atyre materialeve që janë trajtuar me kimikate të ndryshme për përmirësim të cilësisë apo për pamje më të mirë, siç janë mbetjet nga mobiliet, është shumë e rrezikshme. Është e rrezikshme edhe në kushte të kontrolluara dhe jo më djegia e tyre në vatra në kushte shtëpie. Mund të emetojë substanca të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme edhe në hapësirat e brendshme, por edhe jashtë ku të gjithë ne lëvizim. Kështu që djegia e materialeve të tilla nuk rekomandohet as në kohët kur çmimet e lëndëve të tjera djegëse janë jashtëzakonisht të larta”, shtoi ai.
Laboratori Qendror i Mjedisit Jetësorë nuk do të jetë i gatshëm as këtë dimër për të monitoruar cilësinë e ajrit që thithim.
Nga Ministria e Mjedisit Jetësor thonë se laboratori është në pritje të punësimeve të reja për të akredituar metodat e ndjekjes së cilësisë së ajrit. Tani për tani, sipas këtij dikasteri, është blerë një instrument për matjen e shkarkimeve në burime stacionare dhe për të është trajnuar një operator, por për akreditimin e metodave nevojiten tre operatorë.
Pasi të kemi punësimin e ekspertëve të rinj, planifikojnë të kenë disa metoda për akreditimin e ajrit. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në Kosovë arrin një kontingjent i ri i ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it
Osmani: RMV e bashkësponsorizoi rezolutën e OKB-së kundër masakrës së Srebrenicës
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar
"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës