LAJMI I FUNDIT:

Varane: Sir Alex dhe Man Utd më refuzuan sa isha te Lens

Varane: Sir Alex dhe Man Utd më refuzuan sa isha te Lens

Mbrojtësi i Manchester United, Raphael Varane e pranon se ishte gati t’i bashkohej klubit si 18-vjeçar, por trajneri i asaj kohe dhe drejtuesit e klubit anglez nuk e deshën.

Francezi ka një medalje të Kupës së Botës, është tre herë fitues i La Ligës dhe madje është shpallur kalorës nga vendi i tij. Por, ndërsa Varane mund të ketë kaluar vitet më të mëdha  të karrierës së tij në Real Madrid, francezi lehtë mund të kishte përfunduar në Old Trafford.


Megjithatë, trajneri i asaj kohe, Sir Alex Ferguson u tërhoq nga një marrëveshje për ta sjellë atë në Old Trafford nga Lens si adoleshent.

Varane tani mund të qeshë me kujtimin e transferimit të tij të dështuar te United në vitin 2011. Më pas Ferguson zgjodhi të shpenzojë 16.5 milionë funte për të sjellë Phil Jones nga Blackburn – dhe pjesa tjetër është histori.

“Gjithçka ishte dakorduar mes Lens dhe Manchesterit – por më pas mendoj se Manchester ndryshoi mendje. Nëse më kujtohet, nënshkroi një lojtar tjetër ose kishte opsione të ndryshme”, ka thënë fillimisht Varane.

“Isha 18 vjeç dhe shumë i lumtur në Lens . Mirë, ishte një mundësi e shkëlqyer, por e dija se një mundësi tjetër do të vinte së shpejti. Nuk mund të pendohem se si doli”.

“Unë kam folur me Sir Alex që kur kam qenë këtu, por nuk e përmenda atë që ndodhi atëherë. Nuk doja të thosha diçka negative, e dini? Kam shumë respekt për të”, përfundoi ylli i Unitedit. /Telegrafi/