LAJMI I FUNDIT:

Vanhoutte shkruan për personin që shkatërroi Maqedoninë

Vanhoutte shkruan për personin që shkatërroi Maqedoninë

Ish-ndërmjetësuesi në Marrëveshjen e Përzhinës, Petter Vanhoutte, në bllogun e tij të radhës ka shkruar një tregim për personin siç ai e quan, ai që e shkatërroi Maqedoninë. Këtë shkrim ai e fillon me një djalosh të vogël, i cili ka pasur ambicie, por që nuk e ka pasur të qartë çfarë dëshiron të arrijë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kur filloi ta njeh botën e tij, ai filloi të lexojë libra dhe i pëlqenin fotogrfitë e bokserëve dhe luftëtarëve të Greqisë së vjetër, por pëlqente edhe kulturën e Greqisë në përgjithësi”, shkruan Vanhoutte.


Më pas në shkrimin e tij Vanhoutte shkruan se ky djalosh ka pësuar një aksident në Manastir dhe prej këtu është inspiruar të bëhet bokser dhe të hakmerret për aksidentin.

“Më pas ai e kuptoi se bota e boksit është e vdekur. Ai më pas mori diplomë dhe filloi të punojë si tregtar në një bank. Por me fitimin që e bëri, ai e kuptoi se nuk mjafton të luftojë me armatën e Greqisë”, shkruan më tej Vanhoutte.

Ky tregim i papërfunduar dhe që do të vazhdojë, siç duket i dedikohet ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, që sipas Vanhoutte është personi që e shkatërroi Maqedoninë. Shkrimin e plotë të Vanhoutte në gjuhën angleze mund ta lexoni këtu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori