LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal tregon se si u krijua atmosfera për shkarkimin nga Unitedi

Van Gaal tregon se si u krijua atmosfera për shkarkimin nga Unitedi

Louis Van Gaal ka folur për herë të parë që prej shkarkimit para dy vjetëve prej postit të trajnerit të Manchester Unitedit.

Holandezi nuk e kishte besuar se skuadra angleze do ta largonte, madje, ai kishte kundërshtuar edhe bashkëshorten, i cili kishte nuhatur se do të shkarkohet bashkëshorti i saj.


“Presioni ishte i madh në kokën time dhe ata kryen punë pas shpinës sime. Unë mendoj se e gjitha ishte e orkestruar si në një film dhe filloi që nga muaji janar”.

“Gruaja ime, Truus, më tha se qëndrimi i bordit kishte ndryshuar. Gratë kanë intuitë. Ata e nuhasin atë”.

“Unë e mohova atë, madje dola edhe kundër grua sime, sepse mes meje si menaxher dhe shefit ekzekutiv Ed Woodward, gjithçka ishte normale”

Van Gaal filloi të ndihej i fortë kur legjendat e Unitedit si Gary Neville dhe Paul Scholes e kritikuan stilin e futbollit që aplikonte ai.

“Papritmas ish-lojtarët filluan të diskutonin në media se ne po luanin futboll të mërzitshëm dhe shkarkimi i Jose Mourinhos (prej Chelseat) e bëri atë shumë tërheqës për të gjithë që të vazhdonin të më rrahin.

” Mourinho nuk ishte i angazhuar për gati një viti e gjysmë dhe kjo më bëri të kuptoj se United po e dëshironte atë. Më thanë vetëm pasi u zbulua dhe ishte zhgënjimi më i madh i jetës sime”.

Më tutje holandezi pohoi se “Djajtë e Kuq” u munduan të kursehen duke mos më paguar pagën e vitit të fundit, por “pasi asaj që ndodhi i kam bërë ata të paguajnë çdo qindarkë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori