Van Gaal: Nuk jam njeri bastesh, por Unitedi mund ta fitojë Kupën FA


Djajtë e Kuq janë kualifikuar në raundin e pestë të kësaj gare, ku do të ndeshen me Preston North End, ndërsa holandezi mendon se ekipi i tij është në pozitë të mirë për ta fituar këtë kupë.
“Tash kemi një shans të vërtetë, jemi ekipi më i kualifikuar në Kupën FA”.
“Statusi ynë është klubi i nivelit më të lartë. Njerëzit ndoshta vënë bast për ne. Mua nuk më lejohet... Nuk jam një tip kazinosh”.
“Natyrisht, mendoj se ekipet e nivelit më të lartë kanë mundësitë më të mëdha për të fituar se ato të nivelit më të ulët.
“Mirëpo, Arsenali është akoma në kupë dhe një garues tjetër shumë i madh është ende aty – Liverpooli...”, ka deklaruar Van Gaal. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































