LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal: Duhet të fitojmë ndaj Crystal Palace

Van Gaal: Duhet të fitojmë ndaj Crystal Palace

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka pohuar se ekipi i tij duhet të fitojë të mërkurën ndaj Crystal Palacet, përndryshe do t’i shuanin shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq janë në pozitën e pestë të Premier Ligës, katër pikë pas Manchester Cityt dhe Arsenalit, derisa kanë mbetur pesë ndeshje për t’u zhvilluar.


Unitedi ka humbur një nga katër takimet e fundit, por Van Gaal shpreson që ekipi i tij të fitojë nesër për të mbajtur gjallë shpresat evropiane, transmeton Koha.net.

“Ndeshja kundër Crystal Palace është e rëndësishme”, ka thënë Van Gaal në konferencën për media. “Duhet të fitojmë, është e rëndësishme kjo fitore sesa, për shembull, për Arsenalin ose Manchester Cityn, sepse ato janë katër pikë larg nesh”.

“Duhet ta shikojmë veten, duhet të fitojmë, përndryshe nuk mund të afrohemi. Ata kanë katër pikë më shumë se ne. Ne varemi prej tyre, por duhet t’u bëjmë presion duke fituar”.

Këtë vikend, Unitedi do të përballet me Evertonin në gjysmëfinalen e Kupës FA.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori