Danny Van de Beek është njëri nga futbollistët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Mesfushori holandez po kërkohet nga skuadra të mëdha si Real Madrid, Juventus, Manchester United, Arsenal e Paris Saint Germain.

Por duket se reprezentuesi holandez ka ndarë mendjen dhe dëshira e tij është të bashkohet me gjigantin spanjoll Real Madrid.

Ka qenë vetë lojtari që ka lënë të kuptohet se dëshiron të luaj në La Liga, pasi sipas tij i pëlqen të luaj në diell.

“Të luash në diell është gjithmonë bukur, por unë ende nuk kam filluar të mësoj gjuhën spanjolle”, deklaroi holandezi për Helden.

Donny van de Beek. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Unë nuk i kam dhënë fjalën askujt, gjithçka është e hapur, pasi momentalisht jam te Ajaxi dhe jam i dashuruar në këtë skuadër”.

Megjithatë lojtari nuk ka përjashtuar asnjë mundësi, duke thënë se mund të mbetet edhe te Ajaxi.

“Deri më tani nuk kam asnjë marrëveshje me asnjë skuadër dhe është e paqartë e ardhmja ime. Megjithatë ekziston mundësia që të mbetëm edhe më tej te Ajax”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/