Valverde me gjasë do të largohet në fund të sezonit, Barcelona e gjen pasuesin e tij te Ajaxi


Ernesto Valverde më shumë gjasa nuk do të jetë trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm, pas dështimit të tij ndaj Liverpoolit.
Ishte vetëm çështje orësh për të dalë emrat e parë që shihen si pasues të tij.
Emri i parë që lakohet për të marrë drejtimin e gjigantëve spanjoll është ai i holandezit të Ajaxit, Erik ten Hag.

Ai me Ajaxit e tij po bën mrekulli këtë sezon dhe mbetet në garë për tre trofe.
Ten Hag konsiderohet si trajner që ngjan shumë me Pep Guardiolan.
Ai ka qenë pjesë e Bayern II, ku i ka ndjekur nga afër seancat stërvitore.
Loja që ka treguar Ajax këtë sezon, mund të bëjë që Ten Hag të përfundojë në stolin e Barcelonës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































