LAJMI I FUNDIT:

Valon Berisha për Fadil Vokrrin: Do na mungosh shumë

Valon Berisha për Fadil Vokrrin: Do na mungosh shumë

Reprezentuesi i përfqësueses së Kosovës, Valon Berisha, është trishtuar nga lajmi i vdekjes së Fadil Vokrrit.

Një prej figurave më të madhe të futbollit të Kosovës vdiq pas një komplikimi shëndetësor.


Të gjitha lajmet rreth Fadil Vokrrit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Fadil Vokrrit

Futbollistë të shumtë dhe emra të njohur të futbollit reaguan pas vdekjes së një prej legjendave të mëdha të futbollit shqiptar.

Është Valon Berisha ai që po ashtu ka reaguar në rrjetin social Instagram për vdekjen e Vokrrit, duke thënë se ai do t’i mungojë spektrit të futbollit kosovar.

“U prehsh në paqe legjendë. E kisha nderi që të kam njohur, do na mungosh shumë”, u shpreh Berisha në postimi e tij.

Valon Berisha është një prej emrave eminent të përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/