LAJMI I FUNDIT:

Valdes: Duhej t’i blija talentit të Barcës, Ansu Fatit atlete të reja

Valdes: Duhej t’i blija talentit të Barcës, Ansu Fatit atlete të reja

Trajneri i talentëve të Barcelonës, Victor Valdes ka zbuluar se duhej ti blinte Ansu Fatit atletet të reja, pasi nuk i kishte kushtet e mira financiare.

Lojtari 16-vjeçar i pushtoi ballinat e mediave me lojën e zhvilluar ndaj Real Betisit, e që u bë lojtari më i ri që debutoi për katalunasit në La Liga që nga viti 1941.

Valdes e ka shikuar nga afër zhvillimin e lojtarit që vendlindjen e ka nga Guiena-Bissau, derisa e ka ndihmuar atë çdo herë kur kishte probleme financiare.

Ansu Fati në debutim te Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Unë i thashë të më sillte atletet e tij dhe ato ishin një fatkeqësi e plotë, ata po i shkaktonin dhimbje,” ka thënë trajneri i të rinjve në një konferencë për shtyp të hënën.

“Askush nuk e kishte menduar se mund të ishin ato atlete. Ne shkuam për të blerë disa të reja”, ka shtuar më tej Valdes.

Messi e Fati pas lojës

Duke mbathur atletet e reja, Fati ka punuar shpejt në ekipin e parë të Ernesto Valverde dhe e gjeti veten si zëvendësues në fundjavën e kaluar.

Me Lionel Messin dhe Luis Suarez të dëmtuar, mundësia u paraqit për adoleshentin dhe Valdes qartë beson se është vetëm fillimi për Fati.

“Ai është i fortë, i shpejtë dhe i sigurt”, ka thënë ai. “Ju duhet t’i jepni këtij lloj talenti lirinë në mënyrë që ai të rrjedh. Unë jam aq i lumtur për të, ai më thirri këtë mëngjes dhe kjo më bëri shumë të emocionuar”.

Ernesto Valverde i mahnitur nga debutimi i Ansu Fatit ndaj Betisit
Lexo po ashtu Ernesto Valverde i mahnitur nga debutimi i Ansu Fatit ndaj Betisit

“Unë jam mirënjohës për Valverde që i dha disa minuta. Performanca e tij nuk më befasoi. Ai përfaqëson punë të palodhur. Ai ka shpirtin e një lojtari elitar dhe ai është një grabitqar në zonë”, ka shtuar më tej legjenda e Barcelonës.

Trajneri i Barcelonës, ​​Valverde gjithashtu u la i mahnitur nga performanca e Fati dhe pranon se është befasuar nga cilësia e 16-vjeçarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori