LAJMI I FUNDIT:

Vala e re e sulmeve me dronë kamikaz mbi pozicionet e armikut, ukrainasit shkatërrojnë tanke dhe autoblinda të tjera ruse

Vala e re e sulmeve me dronë kamikaz mbi pozicionet e armikut, ukrainasit shkatërrojnë tanke dhe autoblinda të tjera ruse

Forcat ukrainase kanë nisur një valë të re sulmesh me dronë kamikaz mbi pozicionet e rusëve, si në territorin rus ashtu dhe brenda Ukrainës.

Një video e publikuar së fundmi, shfaq operacionet e ukrainasve që kishin shënjestruar autoblindat dhe tanket ruse në fushëbetejë.

Në një betejë të ashpër në Zaporizhzhia, dronët ukrainas godasin rusët edhe brenda istikameve që i kishin ndërtuar në atë zonë.


Në anën tjetër, sulme të ngjashme pati edhe në pjesë tjera të Ukrainës, ku trupat e Putinit e pësuan keq – duke i goditur me artileri dhe dronë kamikaz.

Ndryshe, sot kancelari gjerman Olaf Scholz ka qëndruar për një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, ku është takuar me Volodymyr Zelenskyn.

Gjatë një konference të përbashkët në Kiev, Scholz ritheksoi edhe një herë mbështetjen gjermane për popullin ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori