LAJMI I FUNDIT:

Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të vijnë në fund të muajit

Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të vijnë në fund të muajit
Vaksina kundër gripit sezonal / Foto: Ridvan Slivova

Nëntori dhe dhjetori është koha kur vendi ynë pritet të përballet edhe me gripin sezonal, përveç coronavirusit, kundër së cilit rekomandohet vaksinimi i personave më të rrezikuar.

Këto vaksina, për të cilat Ministria e Shëndetësisë thotë se i ka kryer obligimet financiare në fillim të vitit, pritet të arrijnë në Kosovë në fund të tetorit.


Infektologu, Hamdi Ramadani, ka thënë për Telegrafin se duhet të bëhet krahas vaksinimit antiCOVID edhe vaksinimi kundër gripit sezonal.

“Tash na vjen epidemia sezonale me gripin A apo B, virusi që veç tash fillon në muajin nëntor, ju e dini që kemi vaksinën kundër gripit, që duhet të jepet tek qytetarët, që duhet tash ta marrin, sepse vaksina antiCOVID nuk i mbron qytetarët nga gripi sezonal, ajo është vaksinë krejtësisht tjetër”, theksoi Ramadani për Telegrafin.

Sipas Ramadanit, ende nuk dihet se çka ndodh kur COVID-19 dhe gripi sezonal takohen mes vete, pra nuk dihet nëse ashpërsohet coronavirusi apo zbutet.

“Ende nuk dihet se çka do të ndodhë kur virusi COVID-19 do të pakohet dhe të përballet me gripin A apo B, ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme, se si do të veproj nëse virusi COVID-19 do të ashpërsohet apo do të zbutet”, tha Ramadani.

Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Telegrafin kanë njoftuar se në fillim të vitit janë blerë vaksinat kundër gripit sezonal.

Po ashtu, ata theksojnë se këto vaksina pritet të vijnë në Kosovë në fund të muajit tetor.

“MSh i ka kryer obligimet financiare që në fillim të vitit dhe i ka blerë vaksinat kundër gripit sezonal të cilët, sipas UNICEF-it, pritet të arrijnë në Kosovë në fund të këtij muaji dhe të fillohet me vaksinimin e grupeve prioritare për vaksinim kundër virusit të gripit sezonal”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka nisur takimet për të diskutuar për masat antiCOVID.

Megjithëse rastet pozitive me COVID-19 kanë rënë dukshëm, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në masa.

Është planifikuar që MSH të mbajë sot takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe përfaqësuesit e komunave në lidhje me masat antiCOVID.

Nga kjo ministri bëjnë të ditur për Telegrafin se është ende herët për të bërë ndryshime të mëdha në masa.

Ndërkaq, sa i përket mundësisë për një valë të re të COVID-19, ata thonë se janë të përgatitur për çfarëdo fluksi të pacientëve.

“Institucionet shëndetësore janë të përgatitura për ta përballuar çfarëdo fluksi të pacientëve”, thuhet në përgjigjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori