LAJMI I FUNDIT:

Vajza kërkoi në Google “unë do të vras dikë sonte – për qejf”, para se të ndodhte vrasja – detaje të vdekjes së një djali në Australi

Vajza kërkoi në Google “unë do të vras dikë sonte – për qejf”, para se të ndodhte vrasja – detaje të vdekjes së një djali në Australi

Një vajzë e re dyshohet se mbyti një djalë për vdekje pasi e takoi atë dhe u njohën shumë shkurt në një takim.

Jamie Lee Dolheguy, tani 20 vjeçe, e ftoi Maulin Rathod, 24 vjeç, në adresën e saj në Victoria, Melbourne, në korrik të vitit 2018, pas një shkëmbimi të shkurtër me mesazhe.


Siç shkruan Metro, ndërsa dyshja ishin në shtrat, ajo pastaj e kapi atë me duar, para se të mbështillte atë me një kabllo në fyt dhe ta shtrëngonte për vdekje, transmeton Telegrafi.

Ajo më pas thirri shërbimet urgjente, duke i thënë policisë: ‘Mendoj se kam vrarë dikë. Nuk doja, por e bëra atë’.

Ajo dyshohet se e mbyti z. Rathod me duart e saj para se ta mbyste atë me një kordon

Gjykata dëgjoi që ajo gjithashtu u tha oficerëve: ‘Ndihem shumë mirë. Por, nuk dua të jem vrasëse’.

Dolheguy ishte lënë pas dore si fëmijë dhe ishte kujdesur nga shteti që në moshën 10 vjeç, iu tha gjykatës.

Më parë, ajo kishte dy kujdestarë të rregullt nga mosha 14 vjeç, deri në moshën 18 vjeç, u tha në gjykatë.

Rathod vdiq të nesërmen në spital

Natën kur ajo pa Rathodin, ajo kishte kontaktuar një punëtor ndihmës për t’u thënë atyre se kishte harruar ilaçet e saj.

Vajza shkroi një mesazh: ‘Ndihem vërtetë e sëmurë nga tundimet e këqija’, iu tha gjykatës.

Ajo vazhdimisht përsëriste frazat: ‘Unë do të vrasë dikë sonte për argëtim’, dhe kërkoi në internet: ’10 hapat për kryerjen e një vrasje’.

Mjekët arritën të ringjallnin Rathodin kur ai u në dërgua në spital, por vdiq të nesërmen.

Dolheguy më vonë u tha detektivëve që ajo kishte “synuar ta vriste”, duke i thënë gjykatës: “Ishte dëshira e saj … ajo veproi sipas dëshirës së saj për ta vrarë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori