LAJMI I FUNDIT:

Vajza e modeles Kate Moss mbante pompat e insulinës për diabet në “Met Gala 2022”

Vajza e modeles Kate Moss mbante pompat e insulinës për diabet në “Met Gala 2022”

Lila Moss zbuloi pompën e insulinës dhe monitorin që mbante për të kontrolluar diabetin e saj të tipit 1, ndërsa merrte pjesë në “Met Gala” në New York të hënën në mbrëmje.

Duke mbërritur së bashku me nënën e saj, modelen Kate Moss, 19-vjeçarja bëri paraqitjen në tapetin e kuq me një fustan ngjyrë bezhë të markës ‘Burberry’, të zbukuruar me shkronja dhe numra dhe të mbështjellë me diamante.


Detajet e qarta të veshjes tërhoqën vëmendjen te pjesa e insulinës në kofshën e saj të majtë dhe pajisja e monitorimit të vazhdueshëm të glukozës në gjak në krahun e sipërm të djathtë të saj, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Lila Moss (Foto: Shutterstock)

Modelja kishte folur më parë për gjendjen e saj në një video në YouTube, teksa tha se kishte marrë vendim që t’i merrte me vete nëpër pasarela.

“Kam disa tableta sheqeri, në rast se sheqeri im në gjak ulet. Unë jam me diabet kështu që e kam këtë që më kontrollon në këmbën time, e cila më jep insulinë”, tha ajo.

Lila Moss zbulon arsyen pse mamaja Kate Moss u përpoq ta ‘largoj atë nga modelingu’
Lexo po ashtu Lila Moss zbulon arsyen pse mamaja Kate Moss u përpoq ta ‘largoj atë nga modelingu’

“Kjo është shumë e rëndësishme për ta mbajtur në çantë, vjen me mua kudo”.

Lila Moss (Foto: Shutterstock)

Lila, vajza e Kate dhe ish-partnerit të saj, Jefferson Hack, zbuloi se ka një AirTag Apple të bashkangjitur në lexuesin e saj të pompës së insulinës në mënyrë që të mos e humbasë.

Pompa e insulinës së Lilas ishte e dukshme teksa ecte në pistë me rroba banje në eventin special të ‘Versace’ gjatë Javës së Modës në Milano në fillim të këtij viti.

“Mendoj se jo shumë njerëz e dinë që unë kam diabet. Nuk është e dukshme nga jashtë, kështu që askush nuk do ta dinte vërtet vetëm duke ju shikuar”.

Lila Moss (Foto: Shutterstock)

Diabeti i tipit 1 bën që niveli i glukozës (sheqerit) në gjakun tuaj të rritet shumë.

Ndodh kur trupi juaj nuk mund të prodhojë mjaftueshëm një hormon të quajtur insulinë, i cili kontrollon glukozën në gjak.

Kate dhe Lila Moss (Foto: Getty Images)

Ju keni nevojë për injeksione të përditshme të insulinës për të mbajtur nën kontroll nivelet e glukozës në gjak. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Lavdije Rexhepi
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Kalo në kategori