LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Madonnas, Lourdes Leon debuton në muzikë – publikon këngën e parë

Vajza e Madonnas, Lourdes Leon debuton në muzikë – publikon këngën e parë

Vajza e Madonnas, Lourdes Leon ka nisur zyrtarisht karrierën e saj muzikore dhe po feston publikimin e këngës së saj debutuese.

Të mërkurën (24 gusht), 25-vjeçarja publikoi këngën e saj të parë, të quajtur “Lock&Key”, shkruan DailyMail.


Lourdes, babai i së cilës është aktori amerikan Carlos Leon, publikoi gjithashtu një video muzikore për këngën teksa ajo ndjek gjurmët e nënës së saj të famshme.

Në videoklipin muzikor, Lourdes duket e pabesueshme me një fytyrë plot grim dhe veshje të ndryshme dhe provokuese.

Në një skenë, ajo rrotullohet në plazh e veshur me bikini dhe një rrjetë sipër, me flokët e saj të gjata lëshuar mbi supe.

Ajo gjithashtu mund të shihet duke kanalizuar skenën ‘punk rock’ ndërsa shihet e veshur tërësisht në të zeza në një varrezë.

Kënga debutuese dhe klipi muzikor i Lourdesit janë publikuar nën emrin e saj të ri artistik, Lolahol.

Krahas muzikës, ish-studentja ka marrë pjesë edhe në industrinë e modelimit dhe së fundmi ka pozuar për një video për markën “Mugler”.

Në fushatën e modës së lartë, Lourdes u shfaq për të kanalizuar një pamje që nëna e saj, tani 64 vjeçe, dikur kishte veshur gjatë kulmit të karrierës së saj.

Lourdes ka punuar tashmë për SKIMS, Savage x Fenty dhe Versace.

Lourdes ka folur më parë për nënën e saj të famshme dhe tha se dëshiron që njerëzit të dinë se ajo nuk është thjesht një tjetër ‘fëmijë e pasur pa talent’.

Duke folur për Vogue, Lourdes tha: “Njerëzit mendojnë se unë jam ky fëmijë i pasur pa talent që ia kanë dhënë gjithçka, por unë nuk jam”.

Bukuroshja brune tregoi se e ka paguar vetë universitetin e saj dhe se jeton në Bushwick, një lagje në New York.

Madonna u takua me babanë e Lourdes, Carlos Leon, 55 vjeç, një trajner personal, në vitin 1994. Ish-çifti u përfol se ishte fejuar në një moment dhe kishin lidhje për rreth tre vjet.

Ata u ndanë në 1997, më pak se një vit pasi Lourdes lindi në 1996.

Madonna: Muzika pop moderne është konfuze
Lexo po ashtu Madonna: Muzika pop moderne është konfuze

Madonna mirëpriti djalin Rocco Ritchie, 22 vjeç, me ish-bashkëshortin Guy Ritchie, dhe ka katër fëmijë të birësuar; 16-vjeçari David (të cilin e adoptoi me Ritchie), Mercy, 17 dhe binjakët nëntë-vjeçarë Stella dhe Estere. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori