LAJMI I FUNDIT:

Ushtrojnë për Evropian

Ushtrojnë për Evropian

Delegacioni i xhudos kosovare, i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka, por edhe xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe xhudisti Akil Gjakova, e kanë marrë rrugën drejt Izraelit, ku do të qëndrojnë një javë për t’u përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili do të mbahet këtë fundjavë.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Zërin” trajneri pejan, i cili e sheh këtë si një mundësi të mirë për garuesit e tij. “Unë dhe Majlinda me Norën do të nisemi nga Kosova, kurse në Izrael do të na bashkëngjiten nga Samsuni i Turqisë, Akili dhe Distria. Do të qëndrojmë një javë në një kamp për t’u përgatitur sa më mirë për Evropian, që mbahet këtë muaj, por edhe për Olimpiadën e Rios. Pra, jam i fokusuar të punoj atje me ekipin olimpik”, është shprehur Kuka për gazetën.


Trajneri i suksesshëm ka njoftuar se në Evropianin e Rusisë do të marrin pjesë të katër garuesit e lartpërmendur, ndërsa shpreson që ndonjëri prej tyre të fitojë medalje. Pa dyshim, fokusi është tek Nora Gjakova. “Nora e ka një mundësi të mirë të shkëlqejë në Evropian dhe ta sigurojë edhe zyrtarisht pjesëmarrjen në Olimpiadë”, ka shtuar Kuka.

Gjithashtu, kjo do të jetë një sprovë e mirë edhe për Majlinda Kelmendin, e cila nuk ka garuar qe një kohë, pasi po mundohet të përgatitet maksimalisht për Olimpiadën e Rios. “Majlinda nuk do të zhvillojë më shumë se dy gara deri në fillim të Olimpiadës, pasi nuk duam të rrezikojmë. Në Evropian edhe ajo do të mundohet të fitojë medalje, por nuk ka kurrfarë ngarkese. Ajo ka fituar gjithçka dhe tash i ka mbetur vetëm medalja olimpike”, përfundoi trajneri pejan. Së fundmi, Distria Krasniqi e vazhdoi serinë e sukseseve të xhudos, duke e fituar medaljen e bronztë në Samsun.

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori