LAJMI I FUNDIT:

Ushtria shënon Ditën e Forcës me emblema të reja

Ushtria shënon Ditën e Forcës me emblema të reja

Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot manifestimin për shënimin e ‘Ditës së Forcës’.

Ky përvjetor Kosovën e gjen në ditë zie, nga ngjarjet që ndodhën në Shqipëri, ku mbi 20 persona humbën jetën dhe qindra mbetën të plagosur, nga tërmeti që ndodhi një ditë më parë.


Sivjet, njësitë e Forcës u paraqitën me flamuj e emblema të reja, të dekretuara nga presidenti. Kjo është Ditëlindja e parë e FSK-së me mandat të ri ushtarak.

Në manifestimin e Ditës së Forcës, presidenti i Kosovës, që është komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha qe kjo ditë sot nuk ka karakter festiv, meqë vendi është në ditë zie pas goditjes që ka marrë Shqipëria nga tërmetet ku humbën jetën dhjetëra persona e qindra të tjera mbetën të lënduar.

“Dita e FSK-së e gjen Republikën e Kosovës në ditë zie nga tërmeti i djeshëm ku mori dhjetëra jetë të vëllezërve dhe motrave tona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. Kosova dhe bota po solidarizohen në mënyrë të paparë. Ditën e Forcës po e shënojmë si ditë të ushtrisë të Republikës së Kosovës që është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”, tha Thaçi, para njësive të FSK-së.

Thaçi theksoi që FSK është fuqia dhe garanca më e mirë e sigurisë, dhe stabilitetit të Kosovës.

E kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se është krenar për ushtrinë e Kosovës.

“Jam krenar sot që ushtria jonë është vlerë e shtuar e sigurisë në rajon e në bote. Jam i lumtur që ky rresht i paqes, nderojnë Kosovën dhe aleatët e lirisë. Urime dita jote ushtri, urime rrita jote Kosovë”, tha Haradinaj.

Para njësive të FSK-së, korit diplomatik e atasheve ushtarakë, komandanti i Forcës, Rrahman Rama tha se sot Forca paraqitet me emblema të reja.

“Me krenari iu njoftoj që FSK me të gjitha kapacitetet e saj të nivelit operacional taktik ka arritur me sukses të përmbush objektivat e caktuara vjetore. Jam i nderuar të ju njoftoj që FSK ka arritur të themelojë shtabin e përgjithshëm dhe kapacitetet e Gardës kombëtare. FSK ka realizuar me sukses planin vjetor të rekrutimit, duke rekrutuar 700 ushtarë të rinj. Do të vazhdojmë të jemi të hapur për të gjithë komunitetet. Sot është dita kur promovojnë njësitë e reja me emblema të reja”, tha gjeneral Rama.

Ai gjithashtu tha se do t’i qëndrojnë pranë shtetit të Shqipërisë në këto ditë të vështira, duke shtuar se
Kontigjenti i Task Forcës arriti i pari të dislokojë në zonat e dëmtuara dhe filloi menjëherë operacionin e kërkim shpëtimit.

Komandanti i FSK-së tha se varësisht prej nevojave, janë të gatshëm për përkrahje shtesë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori