LAJMI I FUNDIT:

Ushtari rus gjatë tërheqjes: Na thanë ‘vishuni si civilë dhe shporruni ku të doni’!

Ushtari rus gjatë tërheqjes: Na thanë ‘vishuni si civilë dhe shporruni ku të doni’!

Një video e publikuar në rrjetet sociale thuhet se tregon një ushtar rus, video që është shfaqur pasi Kremlini zyrtar ka konfirmuar tërheqjen nga qyteti Kherson i Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ushtari rus në video thotë se një njësie i është urdhëruar të vishet me rroba civile.


“Njerëz, unë jam gjallë”, thotë ushtari. “Çfarë mund të them? Gjithçka që thashë ndodhi…”, ka thënë fillimisht ai.

“… po gërmojnë fortesa në Krime dhe në një njësi, nuk do të them se cilën, urdhri i fundit ishte: ‘vishuni si civilë dhe shporruni ku të doni’”, tha ai.

Ndërkohë media të shumta kanë raportuar se disa nga ushtarët rusë janë parë të veshur me rroba civile.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se qyteti po i kthehet në duart e Ukrainës.

“Sot është një ditë historike. Ne po e kthejmë Khersonin”, ka shkruar ai.

Njësitë speciale ukrainase janë tashmë brenda qytetit dhe më shumë trupa janë në rrugën e tyre, ka bërë të ditur ai.

“Ukraina e kthen gjithmonë të sajën”, tha ai, duke lavdëruar civilët që “kurrë nuk u dorëzuan”.

Ai shtoi se civilët tashmë po hiqnin simbolet ruse nga rrugët dhe ndërtesat e qytetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Kalo në kategori