LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi mund të ndihmojë shumë në përgatitjen e provimeve

Ushqimi mund të ndihmojë shumë në përgatitjen e provimeve

Angazhimi mental kërkon shumë energji, ndërsa nutricionistët theksojnë se ushqimi mund të ketë rëndësi të madhe gjatë kohës së mësimit: duhet të jetë energjetik, mirëpo njëherësh i pasur me kripëra minerale dhe me vitamina, që ndihmojnë prodhimin e energjisë dhe punën e trurit.

Buka, brumërat dhe sheqernat – për më shumë energji
Hidratet e karbonit (sheqernat) janë burim i mirë i energjisë së shfrytëzuar menjëherë, sidomos për ata që mësojnë. Truri, në kushte normale, si "karburant" të vetëm për punë e shfrytëzon glukozën. Ushqime të pasura me hidrate të karbonit janë: brumi, buka, patatja, bishtajoret, çokollata, birra, verërat e ëmbla, pemët e thara, bananet, fiku dhe rrushi. Madje, 60 deri 65 për qind të nevojave për kalori ditore të nxënësve dhe të studentëve (dhe për të gjithë ata që mësojnë), do të duhej kënaqur me hidrate të karbonit. Mirëpo, është me rëndësi të përdoren në pjesën e parë të ditës (për kafjall, për messhujtë, për drekë), domethënë në kohën kur organizmi ka nevojë për energji të menjëhershme.

Përparësi duhet dhënë hidrateve komplekse të karbonit, si bukës, brumërave dhe orizit, të cilat asimilohen më ngadalë sesa hidratet e thjeshta nga ëmbëlsirat. Sheqernat, thjesht, absorbohen shumë shpejt dhe për kohë të shkurtër mbeten në qarkullimin e gjakut, që do të thotë se shkaktojnë uljen e sheqerit në gjak (hipoglukeminë), që shpesh është shkaktar i koncentrimit të vështirësuar dhe i lodhjes.


Albuminat për zhvillim të plotë
Albuminat janë lëndë e parë për ndërtimin e trupit tonë. Rëndësia e tyre për organizmat që janë duke u zhvilluar, siç është rasti me adoleshentët, është shumë e madhe. Albuminat me prejardhje shtazore (mishi i viçit, i lopës, i pulës, i bibanit, i peshkut, pastaj djathërat e vezët) kanë vlera më të mëdha se albuminat me prejardhje bimore (soja, thjerrëzat, bizelja, pemët e yndyrshme), të cilave u mungojnë disa aminothartira.

Hekuri për koncentrim më të mirë
Hekur më së shumti ka në mëlçinë e bagëtive të trasha, në veshka, në spinaq, në bishtaja etj.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori