Vetëm pak kohë pasi konfirmoi se po vjen me projektin e ri, Usher ka lansuar albumin.
“A” titullohet albumi dhe është projekti i parë në dy vite, e veterani i muzikës RnB bën homazh për vendlindjen e tij Atlantan duke bashkëpunuar me Zaytoven, arkitektin e trapit modern.
Ai ka edhe këngë me Future si “Stay at Home” dhe nga Gunna, “Gift Shop”.
Bashkë me konfirmimin e lansimit, Usher shpërndau edhe ‘trailerin’ e albumit, i xhiruar në disa lokacione.
Albumi është në dispozicion për t’u dëgjuar në Spotify.
Usher konsiderohet një prej emrave më të mëdhenj të muzikës RnB që njeh historia.
Pas Michael Jakcson, ai konsiderohet ylli që ndryshoi muzikën moderne. /Telegrafi/
TELEGRAFI sh.p.k. Rr. Rexhep Mala, Aktash, Nr.34, Prishtinë, Kosovë info@telegrafi.com 038 224 093 - +383 48 222 355
Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.