Mbas tre ditëve bisedimesh të vështira kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE, kanë rënë dakord për paketën e emërimeve të reja në postet kryesore evropiane. Siç bëri të ditur presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, u propozua që ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, të jetë pasardhësja e presidentit të Komisionit Jean Claude Juncker. Vendimi duhet votuar edhe në parlamentin Evropian.
Por kush është Ursula von der Leyen?
Ajo është mjeke me profesion, anëtare e kryesisë së CDU-së, partisë së kancelares Angela Merkel dhe aktualisht ministre e Mbrojtjes. Ursula von der Leyen është nënë e 7 fëmijëve. Që nga viti 1986 është e martuar me mjekun Heiko von der Leyen. Ajo përshkruhet si ambicioze, këmbëngulëse dhe luftarake për idetë e saj.
Në skenën e madhe të politikës gjermane Ursula von der Leyen hyri në vitin 2005, kur në kabinetin e parë të kancelares Merkel u bë ministre e çështjeve familjare.
Pjesërisht edhe kundër rezistencës së partisë së saj ajo ndikoi në hapjen e sa më shumë çerdheve për fëmijë dhe modernizoi në përgjithësi politikat gjermane ndaj familjeve, përfshirë edhe ndihmat financiare për prindër.
Nga viti 2009 deri më 2013 ishte ministre për çështje të Punës dhe Sociale. Von der Leyen u lind më 1958 në kryeqytetin e Belgjikës dhe të BE-së, ku babai i saj Ernst Albrecht deri më 1971 ishte zyrtar i lartë i Bashkësisë Europiane, siç quhej atëherë BE e sotme. Ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht./ Opinion.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251